Në shkollën fillore “ Faik Konica” në Prishtinë, këtë vit shkollor do të pranohen vetëm 150 nxënës në klasën e parë.
Vendimi i shkollës për pranimin e vetëm 150 nxënësve ka ardhur për shkak të mungesës së hapësirës në shkollë. Drejtoresha e kësaj shkolle, Gjylie Bala tha për KALLXO.com se gjatë vitit të kaluar janë pranuar rreth 180 nxënës në klasët e para.
“Kanë qenë gjashtë paralele, dhe në një paralele kanë qenë rreth 36 nxënës, dhe në këto kushte puna është mjaftë e vështirë” tha Bala. Balaj shtoi se për këtë vit numrin e pranimit të nxënësve në klasën e parë e ka caktuar shkolla, ndërsa kriteret që duhet përmbushur për të regjistruar fëmijët në shkollën “Faik Konica” janë caktuar nga Komuna e Prishtinës.
Sipas njoftimit të shkollës, për regjistrim të nxënësve në klasën e parë prindërit duhet të posedojnë çertifikatën e lindjes së fëmijës, një faturë komunale që vërteton vendbanimin e tyre , dhe në rast se banojnë me qira, atëherë nevojitet kontrata e noterizuar ligjërisht tek noteri, si dhe dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës, që qiramarrësi kryen obligimet tatimore .
Drejtoresha e shkollës tha për KALLXO.com se në bazë të kritereve të përcaktuara nga Komuna e Prishtinës, përparësi për të regjistruar nxënësit në klasën e parë do të ketë për banorët që jetojnë më afër shkollës, dhe kriteri që të jenë të dy prindërit e punësuar.
Sipas Balajt, në rast se do të ketë kërkesa për pranimin e më shumë se 150 nxënësve do të rishikojnë numrin dhe do të mundohen të gjejnë zgjidhje për nxënësit që mund të vijojnë mësimin edhe në shkollat e tjera të afërta.
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...