Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pas shumë përpjekjesh, ia arriti qëllimit që ta shkarkojë nga detyra rektorin Ramadan Zejnullahu, i cili fitoi mbështetjen vendore e ndërkombëtare për guximin e tij për reformimin e UP-së. Vendimi për shkarkimin e rektorit ka trazuar opinionin kosovar, ndërsa shoqëria civile ka paralajmëruar për të enjten, në orën 11:00, protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Megjithatë, neni 32 i Statutit të UP-së i jep mundësi rektorit që të ankohet, ndërsa ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, e ka fjalën e fundit për shkarkimin apo jo të tij. Pas vendimit për shkarkimin e rektorit, janë hapur edhe shumë faqe në rrjetet sociale ku është bërë thirrje për protesta e përkrahje për Zejnullahun.
Rektori është shkarkuar me gjashtë votat e anëtarëve, shumica nga të cilët janë militantë partiakë: Fevzi Berisha, Alberta Troni, Kemajl Bislimi, Shefkie Islamaj, Zeqir Veselaj, e Beqir Sadikaj. Tre nga gjashtë anëtarët që votuan shkarkimin e rektorit janë pjesë e partive politike në Kosovë.
Fevzi Berisha anëtari i 63-të në listën e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alberta Troni ishte kandidate e LDK-së për deputete në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, por nuk arriti të futet në Kuvend…
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...