Rritja rekorde e rasteve me COVID-19 ka bërë që të propozohet ashpërsimi i masave anti-Covid.
Masat që përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimin e orarit të punës të gastronomisë deri në orën 21:00, pritet që të miratohen sot nga Qeveria e Kosovës dhe të hyjnë në fuqi nga nesër.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se sistemi arsimor do të vazhdojë sipas skenarëve të paraparë më herët për vijueshmërinë e mësimit.
“Sa i përket sektorit të arsimit ekziston udhëzuesi për masat e përkohshme sa i përket COVID-19 i cili zbatohet në fushën e arsimit dhe vendimmarrja nëse një shkollë do të vazhdojë me prani fizike të nxënësve apo me cilindo prej skenarëve që janë në funksion i takon task-forcave të shkollave në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe MASHT, dhe do të jenë edhe më tutje në funksion të tri opsionet të cilat janë zbatuar deri më tani”, ka thënë Hoti./arbresh.info/
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot