Në Kosovë sot festohet 7 marsi – Dita e Mësuesit, e cila konsiderohet si një ngjarje me rëndësi kulturore ku të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit që na mësuan shkronjat shqipe.
Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë hapet mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar ngase deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë. Kështu që prej kësaj dite festohet në Shqipëri 7 marsi si Dita e Mësuesit në përkujtim të kësaj ngjarje.
Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë.
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...