Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, së bashku me GIZ-in dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë po mbështetësin fushatën “Për Arsim më të Mirë në Kosovë”.
Boris Scharlowsi, udhëheqës i projektit GIZ CDBE, tha se nga rezultatet e PISA-s, kanë dalë rekomandimet që Kosova duhet të punojë për rritjen e cilësisë në arsim.
“Ne kemi rekomanduar qeverisë së Kosovës të rris buxhetin për arsimin në nivelin e OECD-së”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai ka bërë me dije se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është zotuar se do të shtojë buxhetin për arsim.
Scharlowsi vlerësoi se sot nuk duhet të mësohet përmendsh. “Sot kemi google dhe nxënësit nuk kanë nevojë të mësohet me atë metodë. Ne presim përkrahje nga kryeministri i Kosovës, ai vet e ka nënshkruar peticionin”, theksoi ai.
Arsimi sipas udhëheqësit të projektit GIZ është shumë me rëndësishëm për zhvillimin e një shoqërisë.
“Deri më tani kemi trajnuar mbi 5 mijë mësimdhënës. Si donatorë po investojmë në arsim, por nuk mund të ndërrojmë sistemin. Kosova duhet të besojë modifikime në sistem”, tha ai.
Ndryshe qëllimi i këtij aktiviteti është avokimi publik dhe promovimi i mëtejmë i objektivit të fushatës “Arsimi në dorën tënde” , e lansuar në nëntor të vitit të kaluar, e cila ka për synim vetëdijesimin e faktorëve vendimmarrës dhe shoqërisë që arsimi të bëhet ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës. Pjesë e aktiviteteve do të jetë edhe një grup nxënësish do t`ia dorëzojnë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, peticionin me mbi 100 mijë nënshkrime të nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve, të cilat janë mbledhur nga nëntori i vitit 2017./rtklive
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...