Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nesër do të jetë në grevë njëditore, duke bërë që në të gjitha institucionet arsimore të mos mbahet mësimi. Kjo pasi qeveria nuk po e procedon në Parlament projektligjin për Punëtorët e Arsimit të viteve të 90-ta. Donjeta Gashi zëdhënëse e qeverisë, ditë më parë në një prononcim për lajmi.net kishte thënë se Qeveria ka nevojë për kohë që të zbatohen kërkesat e SBASHK-ut.
Por, kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari thotë se i kanë dhënë qeverisë mjaft kohë deri më tani që ta procedojnë këtë ligj.
Jashari ka thënë për lajmi.net se historia e Projektligjit për Punëtorët e Arsimit daton që nga viti 2013.
“SBASHK-u i ka dhënë qeverisë kohë mafjtë, dhe ajo që na ka dërguar neve në grevë më së shumti është fati i projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve 90-ta. Historia e këtij ligji është që nga viti 2013 kur Parlamenti pas dy seancave debati obligoi MASHT-in të përgatisë një ligj, dhe po them historiku i këtij ligji që nga viti 2013 vazhdoi të zhagitej gjerë në vitin 2015. Kur na u dha premtimi nga qeveria Mustafa dhe Haradinaj që për hir të respektit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta ky ligj do të shkojë në Parlament”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut.
Jashari ka sqaruar se deri më tani kanë zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e qeverisë.
Ai ka thënë se si pengesë për procedimin e këtij projektligji po bëhet ministri i Financave, Bedri Hamza.
“Kërkesat tjera po i debatojmë me qeverinë. Në një takim që kishim me kryeministrin Haradinaj, ministrin Hamza dhe Bytyqi e kemi vërejtur se së paku në deklarata gjersa kryeministri Haradinaj dhe ministri i Arsimit angazhoheshin që të shkojë projektligji në Parlament, ishte ministri Hamza që rezistonte dhe paraqiste një lloj barriere që ligji të mos shkojë me kohë”, ka thënë Jashari për lajmi.net
Kryetari i SBASHK-ut ka paralajmëruar se pas grevës së nesërme, nëse qeveria nuk reflekton deri më 13 prill, ata do të ndërmarrin një grevë të përgjithshme.
Ai ka bërë thirrje që qeveria ta kuptojë seriozitetin e kësaj çështje.
“Prandaj ne në kongresin e 24 shkurtit të SBASHK-ut u nxor rezoluta që obligoi SBASHK-un të vazhdojë me veprime sindikale dhe veprimi i radhës është i nesërm pra greva njëditore. Uroj që qeveria ta kuptoj seriozisht situatën, dhe të ulet e të bisedojmë në mënyrë që ligji gjatë marsit të shkoj në qeveri. Nëse jo më 13 prill, shkojmë në grevë të përgjithshme në tërë sistemin arsimor”, ka përfunduar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.
Greva të tilla ka pasur edhe gjatë muajit shkurt.
Kurse, kryeministri Haradinaj ka thënë se e ka marrë si obligim moral çështjen e procedimit të ligjit për punëtorët e arsimit në vitet e 90-ta.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...