Propozimi i Ministrisë së Arsimit për fillimin e mësimit gjithëditor në shkollat e Kosovës ka ngjallur reagime nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit si dhe Këshilli i Prindërve të Kosovës, të cilët kundërshtojnë këtë lloj të procesit mësimor, pa u bërë analiza të mirëfillta të këtij projekti, sa i përket sigurimit të hapësirave të nevojshme shkollore, mjeteve të konkretizimit dhe kuzhinave ushqimore.
Ministria e Arsimit ka propozuar që procesi mësimor nëpër shkollat e vendit të realizohet në formën tërëditore. Për këtë çështje kanë reaguar drejtuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit si dhe Këshilli i Prindërve të Kosovës.
Drejtuesit e Këshillit të Prindërve theksojnë se nuk janë kundër reformave në arsim, por sipas tyre duhet të analizohen mirë e jo të bëjnë eksperimente me nxënësit.
“Buxheti i Kosovës është aprovuar për vitin e ardhshëm edhe unë nuk jam në njohuri që është parapa buxhet shtesë për rregullimin e hapësirave për mësim tërëditor, ne nuk jemi me i pengu proceset por ato të jenë të përgatitura me kohë dhe mos të bëjmë veprime të pamatshme edhe prapë të na dështojnë” ka thënë Bajram Beqiri – Kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës
Ndërsa, përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit të Kosovës janë kundër mësimit tërëditor siç organizuar si pilot-projekt në disa shkolla të Prishtinës. SBASHK-u kërkon që mësimi tërëditor të realizohet pas krijimit të laboratorëve dhe pajisjes së shkollave me mjete të konkretizimit, si dhe angazhimit të mësimdhënësve të rinj.
“Kështu të punohet në mënyrë klasike me të njëjtit mësimdhënës 8 orë, po them SBASHK-u do të thotë jo edhe do të jemi kundër dhe ky mësim siç ka thënë ministri Bytyqi është i parealizuar, sepse do të ketë vetëm efekte negative, ta bëjmë si në Evropë t`i angazhojnë edhe 6 mijë mësimdhënës, mësimdhënësit aktual të punojnë me lëndët e tyre” ka thënë Rrahman Jasharaj – Kryetar i SBASHK-ut
Derisa, zyrtarë në Ministrinë e Arsimit reagimin e Këshillit të Prindërve të Kosovës dhe SBASHK-ut, i cilësojnë të ngutshme pasi sipas tyre projekti për mësimin tërëditor është në fazën fillestare, pasi grupi punues ende nuk ka marrë vendime se si do të organizohet ky mësim.
“Në lidhje me mësimin tërëditor është ngritë një grup punues i cili është marrë fillimit me vlerësimin e gjendjes së shkollave, ku grup punues do të vazhdojë me fazat e tjera lidhje me orarin se sa do të jetë ose si do të zhvillohet për specifika të tjera për çështjen e ushqimit të nxënësve, qëndrimin 8 orësh ose më pak” ka thënë Valmir Gashi – Zëdhënës i Ministrisë së Arsimit.
Drejtues të Ministrisë së Arsimit ditë më parë kanë prezantuar një raport mbi gjendjen ekzistuese të shkollave në Kosovë, nga ku ka dalë se për mbajtjen e mësimit tërëditor në gjithë territorin e Kosovës, duhen të ndërtohen edhe 142 shkolla të reja, 85 anekse shkollore si dhe 218 salla sportive.
Por, pavarësisht kësaj, pas një rishikimi të kushteve në shkollat e Kosovës, pritet që vitin e ardhshëm shkollor të fillojë mësimi tërëditor në shkollat që i plotësojnë kushtet.
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka