Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar se së shpejti do të vendosin për grevë, pasi Qeveria nuk është e interesuar për ta zgjidhur çështjen punëtorëve të arsimit shqip të për vitet shkollore 1989/99.
Ajo nëpërmjet një komunikate ka kërkuar të gjithë nxënësit dhe prindërit për mirëkuptim.
Ja komunikata e plotë e SBASHK-ut.
Këshilli Drejtues ka kohë që ka alarmuar se nëse nuk ka gatishmëri të Kabinetit të Kryeministrit Mustafa për dialog e zgjidhje të merituar lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/99, atëherë SBASHK-u do të nis me veprime sindikale duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në të 1357 institucionet arsimore të Kosovës.
Në përpjekje që çështja të zgjidhet me dialog kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me këshilltarin për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri nuk kanë lënë derë pa hapur duke u takuar me kryetarët e Grupeve Parlamentare të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës dhe me Ministrat Bajrami, Shala e Abrashi me kërkesën që Kryeministri Mustafa dhe anëtarë të Kabinetit të tij Qeveritar të dialogojnë me përfaqësues të SBASHK-ut me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për Ligjin që rregullon statutin e njerëzve që me pendë e sakrifica mbrojtën arsimin e kulturën tonë nga sulmet e vazhdueshme të pushtuesit.
Mirëpo, edhe për kundër angazhimit të Ministrave Shala, Abrashi e Bajrami për të ndodhur takimi i nivelit të lartë qeveritar me SBASHK-un e për t’u gjetur zgjidhja, takimi deri sot nuk ndodhi dhe gjasat për grevë janë shtuar shumë dhe kjo do të plotësojë dëshirën e Qeverisë Mustafa, e cila duke i ikur dialogut me SBASHK-un del se e do grevën në arsim dhe kjo dëshirë do t’i plotësohet, sipas të gjitha gjasave, kur më 9 nëntor do të takohet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut për ta vlerësuar situatën dhe për të marrë hapa konkret.
Udhëheqës të SBASHK-ut edhe gjatë këtij vikendi janë në pritje të ftesës për dialog, ftesë e cila nga Qeveria po mungon dhe prandaj në këtë situatë veprimet sindikale do të jenë realitet në arsimin tonë.
Greva nuk është dëshirë e SBASHK-ut dhe për këtë flasin përpjekjet dhe dhjetëra takime me përfaqësues institucionesh për të gjetur zgjidhje me dialog. Kështu si është gjendja greva do të nis dhe SBASHK-u fton nxënësit dhe prindërit për mirëkuptim. Fton gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë ndikim te institucionet që të angazhohemi bashkë në këto pak ditë që kanë mbetur deri te takimi i Këshillit Drejtues dhe vendimi për grevë. SBASHK-u u mundua me tërë forcën për zgjidhje me dialog , por Qeveria Mustafa nuk e bëri as më të voglin gjest a reflektim pozitiv. Për grevën fajtore e vetme është Qeveria Mustafa .
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...