Internacionalja Botërore e Arsimit, që numëron 31 milionë anëtarë, ka vërejtur se në shumë shtete të botës ka tendencë që të lëndohet e nënçmohet puna dhe personaliteti i mësuesit.
Për këtë kjo Internacionale organizon takime dhe u dërgon vërejtje e apele qeverive në tërë botën që me veprime e deklarata të pamatura mos ta dëmtojnë personalitetin e mësuesit.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) thotë se fatkeqësisht edhe në Kosovë në kohët e fundit hetohen tendenca, me a pa qëllim, që të lëndohet personaliteti i mësuesit.
Sipas kësaj sindikate, një pjesë e qeveritarëve lokal e qendror duke u përballur me kërkesat e arsyeshme në SBASHK-ut ata kanë qasje të gabuar sepse në vend që të angazhohen për zgjidhjen e kërkesave ata në paraqitjet e tyre publike dhe përmes telalëve politikë përhapin të pavërteta se gjoja mësimdhënësit nuk bëjnë asgjë tjetër përveç që vazhdimisht kërkojnë rritje pagash.
“U tentua të lëndohet personaliteti i mësuesit në forma të ndryshme dhe këto përpjekje nuk ishin të pakta . Kur këtyre tendencave për të lënduar personalitetin e mësuesit ia shtojmë edhe bisedat e përditshme në ndeja e në familje e në prani të fëmijëve me plot fjalë kritikash të pavend e me fyerje për mësuesin atëherë pse të habitemi pse ka rënë shumë disiplina në shkollat tona. Pse po habitemi kur prindërit dhe nxënësit kanë marrë guxim të që sillen në shkollë si u teket atyre e në emër të të drejtave të fëmijëve dhe të prindërve”, thuhet në reagimin e SHBASHK-ut.
SBASHK-u zotohet se do të shtojë angazhimet dhe veprimet për të mbrojtur shkollën, që pushtetarët ia kanë marrë plotësisht autonominë..
“SBASHK-u kujton qeveritë lokale dhe qendrore dhe institucionet e sigurisë se duke lënduar vetë apo duke lejuar të tjetrit që ta cenojnë shkollën dhe mësuesin po bëjnë mëkatin më të madh sepse mësuesi me personalitetin e cenuar e të lënduar dhe duke mbetur i pa mbrojtur vështirë se mund ta kryej n mirë misionin e tij për arsimimin dhe edukimin e brezave”, thuhet në fund të reagimit të SBASHK-ut.
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar