Edhe sot e gjithmonë edukimi i brezave mbetet mision i shenjtë dhe prandaj të vazhdojmë me angazhime të shtuara për arritje të reja e për ngritje të vazhdueshme të cilësisë.
Kështu thuhet në urimin e Sindiakatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 marsi.
Në urimin e SBASHK drejtuar kolegëve ndër të tjerash thuhet se dita e mësuesit dhe shkollës shqipe është një datë e shënuar dhe na obligon që të lartësojmë kujtimin për gjithë mësuesit e kombit tonë që nga shkolla e parë shqipe e deri më sot.
“Lartësojmë kujtimin për pishtarët e parë të dijes , për mësuesin dhe dëshmorin e kombit Shaban Jashari dhe mësuesit e atdhetarët tjerë që e mbrojtën arsimin shqip dhe mbajtën të gjallë shpresën për lirinë e atdheut. Edhe sot e gjithmonë edukimi i brezave mbetet mision i shenjtë dhe prandaj të vazhdojmë me angazhime të shtuara për arritje të reja e për ngritje të vazhdueshme të cilësisë”, thekson SBASHK.
SBASHK-u në fund ka premtuar se do të vazhdojë me angazhimet për të qenë vazhdimisht në shërbimin e mësimdhënësve dhe në mbrojtje të kërkesave të drejta.
“Besojmë shumë se edhe kërkesa juaj e madhe lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta do të shkojë së shpejti në Qeveri dhe Parlament dhe ju do të gëzoni statusin e personit të merituar për shtetësinë e Kosovës. Gëzuar festën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe”, thuhet në fund të urimit.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok