SBASHK ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve sindikale në gjysmëvjetorin e dytë në rast se institucionet qendrore dhe ato lokale nuk realizojnë pretimet e dhëna ndaj punonjësve të arsimit.
SBASHK-u publikisht u drejtohet institucioneve me deklaratën konkrete e të mbështetur nga mijëra të punësuar në arsimin e Kosovës se institucionet qendrore e lokale ose do të realizojnë obligimet e tyre ndaj të punësuarve në arsim, ose gjysmëvjetori i dytë do të nis me veprime sindikale, që do të përshkallëzohen, dhe SBASHK-u për këtë nuk do të jetë fajtor.
SBASHK-u i drejtohet publikisht edhe atyre që kanë gjetur kohë për të zhvilluar dialog konstruktiv me ne, por edhe atyre që nuk e kishin këtë vullnet, siç janë Ministri Abrashi dhe Ministri Hoti, që të kenë kujdes dhe të parashohin mjete buxhetore për realizimin e kërkesave të drejta nga Kontrata Kolektive dhe që të planifikojnë mjete për përmirësimin e lëshimit të rëndë lidhur me pensionet e të punësuarve në arsim, ngase atyre, edhe pse ligjërisht u janë njohur si kontributdhënëse vitet 90-99, në praktikë e që nga prilli i këtij viti të pensionuarit nga sektori i arsimit nuk e gëzojnë pensionin 140 euro, por atë prej 75 euro, që në të vërtetë është ndihmë sociale.
Po ashtu u drejtohemi Ministrit Hoti dhe Abrashi që “Projektligjin për Statutin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99’’ ta finalizojnë dhe ta dërgojnë që tani në Parlament, aq më tepër kur ky Projektligj është iniciuar tani e tri vite nga përbërja e kaluar e parlamentit, është punuar e ripunuar me gjithë kërkesat dhe ndodhet tani e sa kohë në duart e Ministrit Hoti.
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...