Paralajmërimi për ngritje aq të ulët të pagave nga janari 2018, çështja e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99, mos funksionalizimi i Ligjit mbi sigurimet shëndetësore, janë çështje që po shtojnë pakënaqësitë në sektorin e arsimit në Kosovë dhe nëse nuk zgjidhen si duhet me dialog mund të çojnë në grevë të përgjithshme.
SBASHK-u është duke zhvilluar vazhdimisht takime me punëtorët e arsimit në komunat e Kosovës dhe me ata nga UP dhe krahas aktiviteteve sindikale është duke u hapur edhe debat për aktualitetin në këtë sektor me rëndësi.
“Të punësuarit në arsim kanë shtuar presionet ndaj SBASHK-un me kërkesat legjitime e të arsyeshme që të zhvillohet një dialog i mirëfilltë me Qeverinë Haradinaj lidhur me gjithë çështjet aktuale duke nisur nga fati i Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99, implementimit të Ligjit për sigurimet shëndetësore dhe lidhur me paralajmërimin për ngritjen tejet të ulët të pagave nga janari i vitit 2018”, thuhet në komunikatën për media të SBASHK-ut.
SBASHK-u i ka dërguar shkresë zyrtare për këto çështje kryeministrit Ramush Haradinaj, zëvendës kryeministrave Fatmir Limaj e Hoxhaj dhe ministrave Jagcilar, Bytyqi , Hamza e Ismajli me kërkesën që në pjesën e parë të dhjetorit të niset me dialogun konkret lidhur me këto shqetësime dhe të gjendet zgjidhje e drejtë, pasi në të kundërtën SBASHK-u nuk përjashton grevën e përgjithshme në arsim.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç