Google ADS

SBASHK pas rezultateve të PISA: Koha kërkon një mobilizim të përbashkët

15:45 | 15 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës sot mbajti takim me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave të Arsimit Fillor e të Mesëm të Komunave të Kosovës lidhur me vlerësimin e situatës dhe qëndrimet pas rezultateve të testit PISA.

Kryetari i SBASHK-ut Rraham Jashari në këtë konferencë shpalosi platformën për një mobilizim të përbashkët ku  tha se të gjithë po ndihen keq për shkak të rezultateve jo të mira të testit PISA dhe sipas tij koha kërkon mobilizim të përbashkët.

“Institucionet arsimore qendrore e lokale bashkë me gjithë të tjerët që janë lidhur me këtë sektor të rëndësishëm nuk duhet të humbin kohë duke bërë me gisht e duke u shpallur fajtorin pa bërë një analizë t tërësishme e për të parë pse ndodhi kështu dhe cilat janë shkaqet dhe lëshimet që ndikuan në një rezultat të tillë”, tha ai.

Ai në këtë platformë iu drejtua të gjithë mësimdhënësve të shtojnë edhe më shumë angazhimet në funksion të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë.

“I njoftojmë mësimdhënësit e Kosovës se SBASHK-u si zë i tyre do të bëjë një studim lidhur me rezultatet e PISA për të parë se cilat ishin ngecjet eventuale tonat, në mënyrë që ato me angazhimet të shtuara t’i tejkalojmë.

Në fillim të gjysmëvjetorit të dytë SBASHK-u në bashkëpunim me GIZ do të punojë fletëpalosje dhe posterë lidhur me PISA dhe do t’i shpërndajë nëpër të gjitha shkollat që nga afër t’I shohim të gjitha detajet dhe të angazhohemi në përpjekje për të ngritur  në PISA të radhës.”, shtoi ai.

SBASHK me këtë platformë fton të gjithë akterët e ndërlidhur me sektorin e arsimit si: MASHT-in,komunat, Këshillat e Prindërve, Qeverinë e Republikës së Kosovës,që të jenë në krye të obligimeve të tyre me pune konkrete e jo me deklarata e vlerësime të pabazuara, ku siç thuhet në këtë platformë është duke u tentuar që fajin të ja hedhin njëri tjetrit por duke vepruar kështu nuk kontribuohet në ngritjen e cilësisë e as në përpjekjen që PISA e radhës të sjellë rezultate tjera./Arbresh.info

SBASHK SBASHK SBASHK SBASHK SBASHK

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme