Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) organizon sot në Prishtinë Manifestimin qendror për Ditën e madhe të mësuesit.
Ky solemnitet do t’i bëj bashkë 505 të punësuarit në arsim e që janë pensionuar nga prilli i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti.
SBASHK-u në shenjë të respektit për punën e madhe të tyre në arsimimin e edukimin e brezave nëpër vite e dekada u ndanë nga një orë dore dhe nga një mirënjohje.
SBASHK-u edhe këtë vit do të organizojë aktivitete të shumta nëpër të gjitha komunat e Kosovës për ta festuar 7 Marsin- Ditën e mësuesit dhe shkollës shqipe.
Do të jenë në të njëjtin vend pishtarët e shkronjave shqipe dhe SBASHK-u në shenjë të respektit për punën e madhe të tyre në arsimimin e edukimin e brezave nëpër vite e dekada u ndanë nga një orë dore dhe nga një mirënjohje.
Respektin për punën e madhe të këtyre pishtarëve të arsimit do ta shprehin me praninë dhe me fjalët e e tyre përshëndetëse në këtë Manifestim edhe Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, Zëvendës ministri i MASHT-it, Mevlydin Krasniqi, Kryetari i Sindikatës së Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli dhe mysafirë të tjerë të nderuar.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador