Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, tha sot për kallxo.com se greva është duke vazhduar në mësimin parauniversitar në nivel të vendit ndërsa u shpreh se situata te mësimdhënësit është tensionuar pas deklaratave të ministrit të Financave, Avdullah Hoti.
Ministri Hoti në një intervistë për RTK-në të mërkurën ua ka bërë me dije mësimdhënësve protestues se do t’u ndalet paga e ditëve të protestës.
“Ne do i llogarisim këto ditë dhe në fund të muajit do t’i alokojmë më pak para për mësimdhënësit. Ditët e humbura në grevë nuk do të llogaritën punë”, ka thënë ministri Hoti.
Kreu i SBASHK-ut tha se deklarata të tilla me tone kërcënuese nuk i bëjnë mirë procesit dhe dialogut mes mësimdhënieve dhe qeverisë.
“Informacionet e para i kemi mbledhur nga komuna del se janë shtuar tensione në shumë shkolla nga ministri Hoti se do të alokojnë më pak mjete për muajin maj që t’i ndëshkojë ata si shenjë e protestës. Deklarata kur janë me tone kërcënuese nuk i ndihmojnë procesit dhe dialogut për këtë çështje”, tha Jasharaj.
Jasharaj tha se fajet për futjen në grevë të mësimdhënësve i ka vetë Qeveria e Kosovës e cila, sipas tij, për katër muaj nuk ka arritur t’i bëjë pagat me 0.5 për qind të përvojës së punës.
Kryetari i SBAShK-ut tha se mësimdhënësit i kanë marrë pagat dhe nëse pas verifikimit të tyre nga mësimdhënësit del se çdo gjë është në rregull, atëherë greva do të pezullohet.
“Duhet t’i bëjmë analizat mes listave dhe pagave. Dy ditë greve nuk e tronditin shtetin”, tha kreu i SBASHK-ut.
Jasharaj deklaroi se akoma nuk është në dijeni për statistikat e mbajtjes së grevës në nivel të vendit por u shpreh optimist se greva e ditës së enjte do të ketë më pak shkolla grevëthyese.
Ai paralajmëroi që të dielën do të mblidhet Këshilli Drejtuese i SBAShK-ut për të vendosur nëse do të vazhdohet greva apo do të ndërpritet.
Gjatë ditës së mërkurë, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se kanë ndarë mjetet prej 11.2 milionë euro për pagesën e 0.5 për qind të përvojës së mësimdhënësve.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...