Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thotë se të gjithë po ndihemi keq për arsye të rezultateve të PISA-s, andaj ka këkruar mobilizim të përbashkët.
Sipas SBASHK-ut, gjendja nuk ndryshohet me “shpëtimtar” e me vajtore.
“Rezultate jo të mira në PISA kanë pasur edhe shtete me traditë e shumë të fuqishme ekonomikisht. Edhe Gjermania nuk kishte dalë mirë dikur në PISA , por ata nuk humben kohë duke lotuar e duke sharë. U mobilizuan atje të gjithë dhe arritjet u shtuan”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.
Kjo sindikatë thotë se hedhja e fajit të mësdimëdhënsve të Kosovës është e papranueshme, pasiqë këta të fundit kanë bërë të pamundurën për procesin arsimor.
“Ju kujtoj gjithë atyre “shpëtimtarëve” dhe vajtoreve se mësimdhënësit tanë kanë bërë gjithë të mundurën. U pajtuan me reformat dhe u munduan t’i vënë në jetë. U pajtuan të dërgoheshin në ngritje profesionale pa shkëputje nga puna , u pajtuan të shkojnë në trajnime e trajnime. Të tjerët vendosnin pa i pyetur mësimdhënësit për reformat, trajnimet dhe për eksperimente e eksperimente me klasat e 13-ta , me klasat e pesta e të nënta dhe me nguti të tjera. As për këto nuk duhet humbur kohë tani për të gjetur fajtorin , por duhet mësuar nga pësimet dhe duhet menduar të gjithë bashkë çka tani e tutje”, thekson tutje SBASHK.
SBASHK thotë se të gjithë mësimdhënësit e Kosovës janë ndier keq me rezultatet e PISA dhe janë të gatshëm të marrin pjesën e vetë të barrës për të përmirësuar gjendjen, por nëse mbesin vetëm në këto angazhime atëherë nuk ka si të priten ndryshime të mëdha pozitive.
“SBASHK-u ka bërë angazhime konkrete për ngritjen e cilësisë në bashkëpunim me GIZ dhe do të vazhdojë me këto angazhime, por do të reagojë vazhdimisht ndaj tendencave të individëve a ndonjë institucioni për ta nënçmuar mësimdhënësin e për ta shpallur fajtor kujdestar atë. Mësimdhënësit nuk meritojnë nënçmime, e vënie në pikëpyetje të dijes e përkushtimit të tyre po meritojnë përkrahje nga të gjithë nëse vërtetë duam arritje të lakmueshme në arsim”, thuhet në fund të reagimit.
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri