Pothuajse çdo shtator kërcënimi me grevë nga sektori i arsimit troket në dyert e institucioneve.
Kësaj radhe, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, thotë se e kanë më seriozisht, raporton KTV.
Sipas tij, mësimi do të fillojë sipas kalendarit të Ministrisë së Arsimit, por nëse në ditët e para nuk ka vullnet për ndryshimin e Projektligjit për Pagat si dhe nëse nuk miratohet shpejt projektligji që ua njeh kontributin mësimdhënësve të viteve të 90’ta, greva do të jetë e pashmangshme.
Njohësit e çështjeve arsimore kanë deklaruar se SBASHK’u po e tepron me kërkesa, pasi pagë më të mirë mujore nuk marrin as mësimdhënësit në Shqipëri e Maqedoni.
Mirëpo, këtë e kundërshton kryetari i SBASHK’ut. Sipas tij, në Projektligjin e Pagave mësimdhënësit janë renditur shumë poshtë krahasuar me kualifikimin e lartë që ata e kanë.
Sipas tij, SBASHK’u çdo herë është munduar që me dialog të arrijë kërkesat e mësimdhënësve, por tash thotë të ketë ardhur fundi i pritjeve.
Ndaj pret që deputetët e Kuvendit t’i shtyjnë këto procese sa më shpejt.
Kuvendi i Kosovës është në pushim deri në gjysmë të muajit shtator. Marrë parasysh gjendjen aktuale politike, nuk dihet nëse Projektligji për Pagat ose ai për pagesën e viteve 90’të do të arrijë të hyjë në rend dite.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...