Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), është duke shqyrtuar ankesat e mësimdhënësve të cilët janë mbet jashtë procesit mësimor. Kjo sindikatë ka paralajmëruar se nëse mësimdhënësit kanë të drejt dhe komunat nuk gjejnë zgjidhje, atëherë ato do të paditen.
Ditë më parë SBASHK ka reaguar kundër DKA-së në padrejtësisë së mësimdhënës në shkollën “Abdullah Shabani” në Mitrovicë, për ndërrimin e vendit të punës edhe përkundër të drejtave ligjore ekzistuese.
Rasti i mësimdhënës së shkollës “Abdullah Shabani”, nuk është rasti i vetëm. Edhe në Gjimnazin “Bedri Pejani”, në Pejë po ndodh një padrejtësi tjetër. Profesori i Filozofisë në këtë shkollë Sadri Dezari, sot para Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë kërkoi mbrojtjen e të drejtave të tij.
Dezari tash e gjashtë vite punoi si profesor i filozofisë në Gjimnazin “Bedri Pejani”, por tan ai ka mbet pa asnjë orë mësimore.
Profesroi i Filozofisë në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë, Sadri Dezari, publikisht sot ka reaguar kundër padrejtësisë që ka bërë Drejtoria Komunale e Pjesë. Ai tha se në një mbledhje t? ? mbajtur me 17 gusht është thënë se do të fillojnë dy mësimdhënës mësimi në këtë shkollë, por nuk ka dhënë detaje. Dezari tha se ka kërkuar nga ta që të di por nuk mori përgjigje.
“Dua të kërkoj mbrojtje të së drejtës sime për tëvazhduar konform legjislacionit të aktvendimeve në fuqi të cilat do të prezantojë me radhë, më pastaj do të provoj të nxis të gjithë ata që ndeshen me padrejtësi të tilla, të reagojnë në formë të tillë për të kërkuar të drejtën e tyre e që thuhet se në Kosovës thuhet se nuk ka shumë padrejtësi të tilla…Në mbledhjen e 17 gushtit të këtij viti në një mbledhje të rregullt parapëgaditore drejtori i shkollës potencoi se do të vijnë dy mësimdhënës në shkollë me një vendim të drejtorisë së arsimit, dhe në këtërast në një far formë paragjykonte ose, unë e dija kërcënon ose ndikon drejtpërdrejt në fondin tim të orëve. Pas përfundimit të mbledhjes unë e kërkova një shpjegim me shkrim, thanë është çështje e drejtoratit i drejtohem me po ashtu me një konsultë ata thonë se ne nuk kemi vendos po ia që do të vendosmi ditëve të vijim sepse jemi një grumbullin e punës e që është e kuptueshme”, tha Dezari.
Profesori Dezari tha me një shtator ka kuptuar që emri i tij nuk figuron në listat e mësimdhënësve. Ai pas kësaj tregon që i është drejtuar drejtorisë së arsimit dhe përgjigjja që ka marrë kishte qenë se do të shikohet ndonjë mundësi e re.
“Me datën 1 posa fillon procesi mësimor unë kuptoj që edhe në listat e mësimdhënësve kanë dalë dhe emri im mungon…Unë i drejtohem drejtorisë së arsi mit me këtë kërkesë me një numër të protokolleve 04/117 po ashtu nuk marrë asnjë përgjigje por që debatojnë me drejtorinë dhe me zyrtarinligjor të drejtorisë se do të shikojmë ndonjë mundësi të re. Unë mundësi të re nuk e di përderisa konstatojë se ky do të ishte dokumenti që do duhej të thirrej edhe drejtoria edhe drejtori i shkollës, pra është një dokument që është kontratë punë e nënshkruar do me thënë në shtator të vitit 2012dhe e cila është në afat të pacaktuar…Kontratë e nënshkruar ndërmjet meje dhe drejtorisë së arsimit do me thënë pas kontratës provuese dhe punës provuese, dhe secila që ka ndodh në proceset sipas procedurave të rregulla ligjore”, tha Dezari.
Kryetari i Këshillit i Përgjithshëm i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, për KosovaPress, tha se janë duke hulumtuar rastin e arsimtarit në Gjimnazin e Pejës, dhe nëse e drejta është në anën e arsimtarit, atëherë SBASHK do të reagojë kundër këtyre padrejtësive.
“Kemi informacione edhe në Pejë në Gjimnaz, jemi dukehulumtuar rastin, sepse të bëhem korrekt ndaj publikut ka edhe raste kur mësimdhënësi ankohet, mirëpo e drejta nuk është në anën e tij sepse i mungon ngritjae duhur profesionale… Nëse ka shuam raste ne të gjitha rastet do të evidentojmë do të përpiqem me DKA dhe MASHT që këto raste të i tejkalojmë me dialog në biseda, e nëse jo SBASHK ka sektorin e të drejtave juridike dhe këto raste do të i dërgojmë në gjyq, dhe unë besoj që të gjitha ato raste ku kolegët tonë kanë të drejtë drejtësia do të jetë me ta, dhe SBASHK-u do të jetë me ta dhe do të dërgojmë siç thotë drejtësinë dhe të vërteten në vend”, tha Jasharaj.
Sipas Jasharajt këto padrejtësi me profesorët po ndodh pasi që Drejtorit e Arsimit po shikon tekat dhe interesat personale, e që ata po përdorin autoritetin që kanë për të shfrytëzuar kompetencat e tyre komunale. Jasharaj thotë se ka kërkuar nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami që politika të rri larg shkollave dhe se të punësohen njerëz adekuat dhe jo njerëz të militantëve.
“Po si duket janë tekat dhe interesat personale të DKA-ve, ka lidhje si duket farefisnore, dhe DKA duke shfrytëzuar autoritetin që kanë dhe duke e shfrytëzuar se shumë kompetenca janë bart në nivel komunal dëshirojnë që t’i rehatojnë qoftë ilaket e veta, qoftë militantët politik, dhe ne i kemi thënë në takimin e së enjtes edhe ministrit se bashkërisht do të angazhohemi që politikat të jetë sa më larg institucioneve arsimore ngase ministri me të madhe po punon që të ngrit cilësinë. Ju e keni pa që edhe në media del edhe na kritikon kur ne duam të bëjmë greva thotë nuk kemi cilësi, ne iu kemi thënë ministrit se për ta bërë cilësinë ashtu siç duhet, fillimisht politika duhet të jetë larg shkollave, do dërgojnë drejtorë të merituar,me kuadrat e merituara në shkolla, e jo militantë dhe njerëz që nuk kanë ngritje profesionale po kanë lidhje politike apo fisnore”, tha Jasharaj.
Sadri Dezari që nga viti 2012 është profesor i filozofisë në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë, vijon studimet master në fakultetin filozofik. Ai tha se me rastin e tij është dashtë të ndërmerren masa më herët. Dezari thotë se dalja e tij publike nuk e bënë të ndihet mirë, por me guximin qytetarë dhe të drejtën civile, e penale, do të reagojë kundrejt këtyre parregullsive.
Drejtoria Komu nale e Arsimit(DKA), në Pejë dhe drejtoria e shkollës “Bedri Pejani”, Pejë janë kontaktuar nga KosovaPress, për të sqaruar rastin lidhur me profesorin Dezari, por asnjëri nga ta nuk i është përgjigjur telefonatave.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...