Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës gjatë këtij ka shënuar disa suksese siç është marrëveshja me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për pensionet e mësimdhënësve, arritjen e bashkimit të pagës bazë me atë shtesë në UP etj.
Kryetari i SBAHSK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë në një konferencë për medie se e arritura më e madhe e SBASHK-ut në këtë vit ka qenë arritja e besimit të punonjësve të arsimit në këtë sindikatë.
Po ashtu, Jashari i ka përgëzuar mësimdhënësit e Kosovës për përfundimin e gjysme vjetorit të parë të vitit 2016/17.
“Arritje tjetër e madhe është arritja enjë marrëveshje me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale për ta tejkaluar defektin rreth pensioneve të një pjesë të mësimdhënësve të cilët fillimisht po dilnin me pensionin e pleqërisë, por falë angazhimit të madh të SBHAK-tu dhe mirëkuptimi të ministrit Kujtim Shala, Arsim Bajrami deh Arban Abrashi ky defekt u mënjanua dhe kolegët tanë tani gjithë kohën gëzojnë pensionin e plotë”, ka thënë ai.
Po ashtu, Jashari është shprehur se arritje tjetër është ajo e bashkimit të pagës bazë me pagën shtesë për punonjësit e administratës së Universitetit të Prishtinës.
“Arritje tjetër konsiderojmë se pas shumë angazhimesh të SBASHK-ut dhe kolegëve në Universitetin e Prishtinës kemi arritur kërkesën për unifikimin e pagës bazë me pjesën stimulative dhe po ashtu pritet të rregullohet edhe çështja e kontratës kolektive nga se arsimi i lartë është përfshirë në draft tekstin për kontratën kolektive të arsimit e cila do të jetë e para e tillë në sistemin arsimor të Kosovës”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket rritjes së pagës për mësimdhënësit dhe punonjësit tjerë të arsimit në Kosovë, Jashari ka thënë se kërkesën nuk e kanë bërë ende por ka shtuar se një gjë të tillë do ta bëjnë në bashkëpunim me sindikatat tjera.
“Kërkesën ne nuk e kemi bërë ende, ne do të bashkëpunojmë ngushtë me sindikatat, federatat që edhe nuk janë në BSPK, kam fjalën për sindikatën e shëndetësisë, policisë, dhe të tjera por ne kemi marrëdhënie të mira, i kemi relaksuar marrëdhëniet me BSPK-në do të flasim edhe me ta në mënyrë që kërkesa për paga të jetë unike e të gjithëve dhe të bashkëbisedojmë që të mos del dikush me një vlerë dikush me një tjetër”, ka thënë ai.
Jashari ka folur edhe për rezultatin e vlerësimit PISA për çka ka thënë se nuk është përgjegjës vetëm një njeri.
Megjithatë, Jashari është shprehur se ka kërkuar nga MASHT që të bëjë një vlerësim se ku qëndron problemi dhe nëse në këtë rast ka pas ngecje tek mësimdhënësit SBASHK-u do të ndërmerr masa.
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister
Pezullohet nga puna profesori që hodhi në mbeturina flamurin...
Banorët ‘tallin’ Drilonin pas paralajmërimit të tij