Google ADS

SBASHK Apelon: Kompensoni orët e humbura

13:33 | 8 Maj 2015
Arbresh.info

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës fton të gjithë mësimdhënësit që t’i kompensojnë orët e humbura gjatë grevës që është mbajtur javën e kaluar.

“Duke u nisur nga fakti se keni qenë në shërbim të arsimit tonë edhe në kohët e vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe populli ynë, duke u nisur nga fakti se në grevë kemi hyrë për të mbrojtur kërkesat tona legjitime, e jo për të humbur mësimin apo për të zgjatur pushimin , siç u deklaruan disa, duke e ditur përkushtimin tuaj ndaj misionit të shenjtë të mësuesit, iu drejtohemi me apelin që në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave dhe me Drejtoritë e Arsimit të gjeni kohë e mundësi dhe t’i kompensoni orët e humbura mësimore gjatë grevës sonë, e cila falë unitetit të shkëlqyer të SBASHK-ut shënoi arritjet e para”, thuhet në ftesën publike të SBASHK-ut.

Po ashtu SBASHK-u apelon që të gjitha institucionet e Kosovës ti shtojnë angazhimet për të realizuar pagat e muajit mars dhe prill 2015 për mësimdhënësit në shkollat “Isa Boletini” dhe “Kadri Bistrica” në veri të Kosovës, të cilët duke qëndruar në shërbim të nxënësve kanë pritur mjaft dhe kanë sinjalizuar SBASHK-un se nëse deri të martën nuk i marrin pagat, ata do të nisin me grevën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme