Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, duke folur për grevën e organizuar në arsim nga Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka theksuar se Kosova nuk e ka luksin që të ketë edhe më tutje humbje në sistemin arsimor të saj.
Salihaj në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se degradimi i sistemit arsimor, do të thellohet edhe më shumë me privimin e fëmijëve nga mësimi, e që po ndodhë ditëve të fundit.
“Ne po i lëmë fëmijët pa mësim, sepse ish – qeveritarë ishin neglizhentë dhe se nuk e kanë kryer një obligim të tyre”, ka shtuar Salihaj.
Sipas tij, kryeministri Haradinaj dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi janë të interesuar që të plotësojnë kërkesën e SBAShK-ut për njohjen e pensionit të mësimdhënësve që kanë punuar gjatë viteve të 90-ta.
“Në kohë të fushatës Haradinaj ka nënshkruar një memorandum me sindikatën, dhe ai do ta kryejë atë obligim. Në anën tjetër, edhe ministri Bytyqi është i interesuar ta çojë këtë çështje përpara”, ka theksuar Salihaj.
Humbjet e Real Madridit, Carlo Ancelotti: Kemi gjetur proble...
Konjufca priti në takim pjesëtarë të Korit Siparantum, i për...
Fitorja e Trump në SHBA dhe çoroditja e argatëve të Serbisë ...
Shpërthimi i gripit të shpendëve/ Austria shpall gjithë vend...
Anulohet televotimi i së hënës për shkak të zhvillimeve në s...
Goditet grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, “m...