Eksperti i arsimit, Jonuz Salihaj, ka deklaruar se deklarata e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, se matura e këtij viti ka qenë më e suksesshmja, është një deklaratë skajshmërisht e papërgjegjshme
Opozita ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës (MASHT) lidhur me provimin e maturës, testet e të cilit u bënë publike në rrjetet sociale para se të mbahej provimi. Por, kjo kërkesë ka kaluar sikurse viteve të tjera nën refrenin e Ministrisë se “provimi ka qenë i suksesshëm”.
Në seancën e së enjtes së Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se testi që është mbajtur të shtunën ka kaluar me probleme. Bulliqi tha se në shumë shkolla janë lejuar në mënyrë të lirshme nxënësit të përdorin mjete të ndryshme siç janë telefonat dhe mjete të ndryshme të kopjimit.
“Kurse në të gjitha rrjetet sociale arritën të barten pyetje të ndryshme të testit të maturës. Rezultatet që do të dalin do të jenë të pavlefshme, sepse kemi pasur lëshime”, ka thënë ai, me propozimin se që nga viti i ardhshëm, testi të digjitalizohet.
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat