Sindikata e Arsimit dhe Kulturës e Kosovës (SAAK), sot ka mbajtur Kuvendin e parë zgjedhor ku me votë unanime, pa asnjë votë kundër zgjodhi kryetar Ramadan Beqirin.
Sipas komunikatës Kuvendin e udhëhoqi Kryesia e punës, e kryesuar nga Musli Krasniqi – Alushi.
Pikat e rendit në agjendën e këtij Kuvendi ishin: Arsyetim për themelimin e Sindikatës SAKK, Statuti, Zgjedhja e Kryetarit të SAKK, Këshilli i Përgjithshëm dhe Tema Eventuale.
“Kuvendin e përshëndeti nënkryetari i BSPK-së z. Avni Hajdini, i cili njëherit e ndihmoi mjaft shumë procesin e Kuvendit zgjedhor që të mos ketë lëshime juridike. Arsyetimin për themelimin e federatës sindikale, e arsyetoi prof. Dr. Rashit Maliqi. Kuvendi miratoi Statutin i zili edhe ju ishte shpërnda Kuvendarëve më herët. Kuvendi për Kryetar të SAKK-ut unanimisht, pa asnjë votë kundër, zgjodhi kryetar prof. Ramadan Beqiri PhD”, thuhet në komunikatë.
Ndër tjerash në këtë Kuvend është thënë se “SAAK do të jetë sindikatë e re e reformave, e demokratizimit sindikal, e hapur për të gjithë dhe jo sindikatë si SBASHK-u e uzurpuar nga një grup njerëzish gjithnjë të lidhur ngushtë me partitë që vijnë në pushtet. Sindikata e deritashme e arsimit është sindikatë e korruptuar siç është edhe vetë pushteti”.
“Kemi filluar nga fakti se në shtetin e ri të Kosovës në këto 16 vitet e fundit janë bërë ndryshime të mëdha politike-sociale, që janë manifestuar me aprovimin e shumë ligjeve: si ligji i punës, i Arsimit parauniversitar dhe universitar, ligji i pagave, ligji sindikal etj., pastaj nënshkrimi dhe mos zbatimi i kontratave kolektive të niveleve të ndryshme. Nga ana tjetër sindikata aktuale deri me tani nuk ka vepruar apo reaguar ndaj këtyre ndryshimeve ku janë prekur dhe cenuar dukshëm të drejtat e mësimdhënësve. Kjo sindikatë ka vepruar vetëm në pasurimin e stafit udhëheqës të vetë, ku ka keqpërdorur djersën e mësimdhënësve që ndajnë nga pagat e tyre. Për keqpërdorimet dhe korrupsion e udhëheqëve të SBASHK-ut ne kemi njoftuar opinion e gjërë në disa publikime të mëhershme në media.
Nisur nga kjo kemi filluar me iniciativën dhe kemi themeluar Sindikatën e re të arsimit për të bërë reforma të thella dhe një veprim më ndryshe si deri me tani e jo vetëm me deklarata për të mashtruar antarësinë. Qëllimi parësor i kësaj sindikate është përparimi i pozitës së punëtorëve të arsimit, siguria për vendin e punës dhe kushtet e punës. Marrë parasysh se reformat e përhershme në arsim, Sindikata e re e arsimit në periodat e ardhshme duhet marrë pjesë aktivisht gjatë aprovimit të këtyre akteve ligjore dhe të mendohet të zbuten pasojat që mund të kenë në mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve”, thuhet në komunikatë.
SAKK thotë se do të jetë oponencë kryesor e pushtetit me kërkesa të qarta e të qëndrueshme dhe me veprim aktiv sindikal. Me forcimin e vazhdueshëm dhe përcaktimin e statusit sindikal në shoqëri janë krijuar kushte t që gjerësisht, me efikasitet dhe kualitet të veprojmë në organizimin më të mirë sindikal në Republikën e Kosovës.
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...