I ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në intervistën “Ballë për Ballë” ishte Senatori i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Imer Rusinovci.
Rusinovci është në mesin e profesorëve që kanë nënshkruar për largimin e rektorit Ramadan Zejnullahu.
Ai tregoi për arsyet e nënshkrimit të tij.
“Ngulfatja që përvijon një universitet të shenjtë, sidomos një universiteti si ‘Hasan Prishtina’ që duhet të jetë shembull për universitet e tjera”.
Ai është shprehur që nuk ka asgjë personale me rektorin, madje të dy janë miq shumë të mirë.
“Me Zejnullahun kam një miqësi të vjetër”.
“Por qasja e tij konform propozimeve që i ka dhënë komisioni nuk është në përfillje”.
Rusinovci është shprehur që ai i plotëson kushtet që parashihen nga statuti i Universitetit të Prishtinës.
“Ka kritere që i parasheh statuti për tri thirrje pas doktoratës”.
“Në këtë konstalacion, kriteret duhet të jenë unike”.
“Jam shumë i vetëdijshëm që kriteret që i parasheh statuti unë i plotësoj”.
Ai gjithashtu ka treguar se AAK-ja nuk ka të bëjë asgjë me arritjet e tij profesionale.
“Unë mbaj përgjegjësi qoftë penale ose personale, që nuk kam shfrytëzuar subjektin politik që ta arrji një benefit të caktuar”.
“Nuk e kam përdorur kurrë AAK-në për avancime profesionale”.
Senatori Rusinovci i sheh si të arsyeshme kërkesat e studentëve për afate shtesë.
“Mendoj që duhet të u jepet një afat shtesë për një numër të caktuar të provimeve”.
“Kjo gjë nuk do ta dëmtojë cilësinë e studimeve”.
“Unë mendoj që cilësinë e studimeve e dëmton fakti nëse studentët kalohen pa meritë”.
Rusinovci për fund pati një porosi për rektorin Zejnullahu.
“Konsideroj që Zejnullahu duhet ta analizojë me kujdes situatën”.
“Ai duhet të gjejë një kompromis me bordin, dhe apeloj që të mos ketë më skena të tilla si të ditëve të fundit”.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri