Rreth 30 për qind e profesorëve të UP-së kanë publikuar punime në revista të dyshimta

10:48 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA bën prezantimin e hulumtimit të CV-ve të të gjithë profesorëve të Universitetit të Prishtinës.

Rron Gjinovci nga kjo organizatë ka thënë se 28 për qind e profesorëve të hulumtuar kanë publikuar të paktën një punim në revista të dyshimta, shkruan arbresh.info.

Në anën tjetër sipas tij, 54 për qind e tyre ndonëse nuk e kanë publikuar ndonjëherë  në revista të dyshimta prapë se prapë nuk i justifikojnë titujt e tyre.

“54 për qind e tyre ndonëse nuk kanë publikuar ndonjëherë në revista të dyshimta ata prapë se prapë nuk arrijnë t’i justifikojnë titujt e tyre sa i përket numrit të nevojshëm të punimeve për ata tituj”, ka thënë Gjinovci.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme