Universiteti Publik “ Hasan Prishtina”, pas shpalljes se konkursit për pranimin e studentëve të rinj për vitin e ri akademik 2018/2019, deri me tani ka pranuar rreth njëmbëdhjetë mijë aplikacione dhe nuk është shënuar as një problem në procedurat e aplikimit.
Këtë vit, për dallim nga vitet e tjera, është vërejtur një interesim i të rinjve për drejtimet si gjuhë gjermane, shkenca kompjuterike dhe në disa drejtime bujqësore, theksoi drejtori për Teknologji Informative në UP, Isak Shabani.
Në të gjitha universitetet publike të vendit kandidatët e rinj po vazhdojnë të aplikojnë për pranimin e tyre në programet e shpallura në konkurs. Ndërkohë, universiteti më i madhi në vend, “Hasan Prishtina”, deri me tani ka pranuar rreth njëmbëdhjetë mijë aplikacione, dhe nuk është shënuar ndonjë problem gjatë procedurave të aplikimit, tha për Radio Kosovën drejtori për Teknologji Informative në UP, Isak Shabani.
“Në këtë vit ka shkuar shumë mirë aplikimi, nuk ka pasur asnjë problem. Deri në ditën e parafundit, ku kanë aplikuar rreth njëmbëdhjetë mijë të rinj, nuk kemi pasur as një problem”, tha Shabani.
Po ashtu, Shabani i tha Radio Kosovës se këtë vit, për dallim nga vitet e tjera, vërehet një interesim me i madh nga të rinj për shkenca kompjuterike, për disa drejtime bujqësore dhe për drejtimin e gjuhës gjermane. Ndoshta kjo po ndodh për arsye se tregu i punës po i kërkon dhe mundësia për të lëvizur në vendet e tjera, tha Shabani.
“Një rritje për dallim nga vitet e tjera. Me siguri edhe kërkesat e tregut kanë ndikuar në këtë, në programin e gjuhës dhe letërsisë gjermane, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Në programin e inxhinierisë kompjuterike ka më shumë të interesuar, programin studimor teknologji ushqimore me bioteknologji që me herët nuk ka pasur shumë të interesuar në drejtimet bujqësore”, tha Shabani.
Disa programe ende mbesin deficitare. Konkursi do të jetë i hapur deri më 17 korrik. Kandidatët do t’i nënshtrohen provimit pranues më 19, 20 dhe 21 korrik./rtklive
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...