Google ADS

Rregullat në oborrin e shkollës, brenda shkollës dhe në klasë

08:54 | 14 Shtator 2020
arbresh.info

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe përfaqësuesja e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Hadije Zuqaku, kanë sot nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021.

Në një konferencë të përbashkët për media, është theksuar nevoja e bashkëpunimit të të gjithë akterëve të përfshirë në procesin mësimor, në mënyrë që të kemi një vit të mbarë shkollor, i cili këtë vit po fillon në kushte të pandemisë COVID-19.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka folur rreth përgatitjeve që janë bërë për fillimin e vitit shkollor, i cili do të bëhet në dy faza. Ai ka theksuar se MASh ka qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me MSh-në dhe IKShPK-në, por edhe me SBAShK-un dhe Këshillin e Prindërve dhe të gjitha vendimet janë marrë në bashkëpunim, të cilët edhe i falënderoi për kontributin e tyre në këtë situatë.

Ministri Likaj ka thënë se vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë, por tha se kthimi i nxënësve në shkolla përbën interes të lartë shtetëror, ndërsa ka falënderuar edhe partnerët zhvillimorë dhe donatorët që i janë përgjigjur nevojave të MASh për organizimin e vitit të ri shkollor.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi rëndësinë që ka hapja e shkollave dhe bashkëpunimi i të gjithë akterëve në menaxhimin e situatës, ndërsa tha se, MSh do të jetë shumë strikt në vlerësimin e masave, respektimin e udhëzuesve e protokolleve për të ngritur diciplinën dhe për ta ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësimdhënësve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani theksoi se rikthimi nën kontroll i situatës epidemiologjike në vend, është një ndër parakushtet për organizimin e jetës në shkollë, ndërsa theksoi rëndësinë e respektimit të tri rregullave themelore: mbajtja e maskës, distancës dhe higjienës.

Kështu duket nga brenda një shkollë e përgatitur që të presë nxënësit nesër, më 14 shtator 2020.
Respektoni rregullat: Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën!

Posted by Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH on E Diele, 13 Shtator 2020

 

Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, u shpreh se angazhimi i përbashkët i të gjitha institucioneve relevante, përfshirë ato të arsimit dhe shëndetësisë, po jep rezultate dhe nga ajo çfarë është parë në terren, tashmë shkollat e Kosovës janë të gatshme për fillimin e mësimit më 14 shtator.

Ndërsa, përfaqësueja e Këshillit të Prindërve, Hadije Zuqaku ftoi prindërit, nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë faktorët tjerë që janë të përfshirë në shkollë që të japin kontributin e tyre, në mënyrë që procesi mësimor të ecë mbarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme