Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” gjatë këtyre ditëve pritet ta rishpallë konkursin për rektor të këtij institucioni.
Këshilli Drejtues më 4 mars 2016, dështoi që të zgjedhë rektorin e ri për shkak të mosmarrjes së votave të duhura nga asnjë kandidat.
Në konkursin e ri kandidatët që iu nënshtruan garës për rektor, Lul Raka, Naser Sahiti, Anton Berishaj dhe Sali Bashota, sipas praktikave të këtij Universiteti nuk do të kenë të drejtë të konkurrojnë më për këtë pozitë. Marjan Dema, kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve ka rikonfirmuar për “Zërin” se këta kandidatë nuk do të kenë më të drejtën e konkurrimit.
Ai ka sqaruar se sipas praktikave që zbatohen në këtë Universitet për zgjedhjet sikurse për këshilla të fakulteteve, dekan si dhe rektor, kandidati që nuk merr tri herë radhazi votat nuk mund të ketë të drejtën e rikonkurrimit. “Kështu kemi deklaruar edhe më herët, kështu është praktikuar në çdo nivel të zgjedhjeve deri tash dhe kështu kemi vepruar. Ndoshta pas një viti ai mund të konkurrojë, por nuk është e udhës ta bëjë këtë së paku brenda këtij gjashtëmujori”, ka bërë të ditur Dema.
Ndërkaq Valmir Krasniqi, kryeredaktor i revistës ndërkombëtare “MathProblems”, thotë se në Statutin e UP-së në asnjë nen nuk parashihet se nuk mund të konkurrojnë përsëri ata kandidatë që s’i morën votat e nevojshme.
“Megjithatë, kandidatët që kanë dështuar të zgjidhen në konkursin e parë është mirë të mos konkurrojnë përsëri, pasi që ata nuk e kanë marrë mbështetjen e Këshillit Drejtues, prandaj zgjedhja e ndonjërit prej tyre në pozitën e rektorit, në një formë apo në tjetrën do t’i diskreditonte vetë ata”. Ndryshe, ai thotë se me këtë përbërje të Këshillit Drejtues (të paktën tre anëtarë kanë bërë shkelje të etikës akademike) nuk mund të pritet që në krye të UP-së të vijë ndokush që do t’i shtyjë proceset pozitive përpara.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...