“Rezultati i PISA-s, treguesi më i mirë i korrupsionit në arsim”

11:03 | 26 Janar 2017
Arbresh.info

Ka filluar konferenca arsimore e cila ka për qëllim zhdukjen e korrupsionit nëpër shkolla si dhe zhvillimin e tyre.

Në konferencën me temë: ”Fuqizimi i integritetit dhe lufta kundër korrupsionit në arsimin e lartë” dhe ”Krijimi i një kulture demokratike në shkolla dhe e diversitetit në shkolla”,  zëvendësshefi i Seksionit të Operimeve në zyrën e BE-së, Libor Chlad, tha se rezultati i PISA-s ka qenë treguesi më i mirë që ne duhet të punojmë më shumë që ta zhdukim korrupsionin,  pasi u shpreh se korrupsioni ka një kosto të lartë buxhetore.

Kurse zv.ministri i MASHT-it, Mevludin Krasniqi tha se  MASHT është i interesuar që ta ndalojë këtë dukuri dhe ofroi mbështetjen e këtij institucioni për ta luftuar atë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme