Rezultatet e fundit të PISAS, që renditën nxënësit kosovarë, në fundin e tabelës, si duket e ka detyruar Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, që të planifikoj reforma në arsim, me para të buxhetit të shtetit.
Në buxhetin për vitin 2017, thuhet se 20 mijë euro janë planifikuar të merren hua nga Banka Botërore, për reformat në arsim, shkruan Indeksonline.
Mirëpo ky nuk është projekti i vetëm që MASHT, ka planifikuar për vitin 2017. Listës së projekteve, i shtohen edhe investimet për rregullimin e institucioneve shkollore.
Për renovimin e shkollës fillore “Ibrahim Banushi” Kleqk, Lipjan, nga buxheti i shtetit Ministria ka planifikuar të shpenzoj 80 mijë euro.
100 mijë euro do të shpenzohen edhe për ndërtimin e shkollës se mesme ulet ne Busavate-Kamenice. Shumë e njejtë parash është paraparë të shpenzohet edhe për ndertimin e shkolles fillore – Turicevc.
50,000 euro janë planifikuar të shpenzohen për projektet në arsimin e lartë.
Për investime tjera në arsim të lartë dhe shkencë, do të shpenzohen 150,000 euro. 100 mijë euro do të shpenzohen vetëm për teknologji informative.
Ndërtimi i shkollave në Prizren, Podujevë, e Mitrovicë janë disa prej projekteve tjera të cilat figurojnë në listën e projekteve kapitale të MASHT-it.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?