Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, është shprehur tejet kritik ndaj gjendjes aktuale në arsim dhe rezultateve të testit PISA, njofton Klan Kosova.
Ai e ka elaboruar problemin e nivelit të ulët në arsim me anë të një analize të shkaqeve të cilat e kanë sjellë kënë situatë.
Postimi i i plotë i Hotit në Facebook.
Arsimi – pasqyrë e korrupsionit tonë social, kulturor dhe politik
«Pra, do të kërkoj në Qeveri dhe Kuvend që arsimi të mos jetë prioriteti i katërt, por arsimi të vendoset prioritet numër një»…
«Një arsim cilësor, një investim dhe një ndarje e madhe buxhetore në arsim, do të mundësojë zhvillim ekonomik, shëndetësi dhe mirëqenie»…
Është vështirë të përpunohen mendimet e lartshënuara e sërish të thuhet se këto kanë rrjedhur prej njeriut që është përgjegjës me Kushtetutë për të garantuar arsim cilësor në çdo kohë e në çdo vend ku shtrihet Republika e Kosovës.
Me apo pa prioritet, cilësia e arsimit është detyrim kushtetues dhe nuk ka të bëjë me agjenda qeveritare parësore a dytësore dhe me këtë çështje përgjegjësia është përshkallëzuar (kaskadë), që do të thotë fillon te Ministria, te Kryeministria, e përfundon te Kuvendi.
Natyrisht, në rastet ku arsimi prodhon në mënyrë serike ‘analfabetë funksionalë’, atëherë pa përgjegjësi nuk është as Presidenti i Republikës, por ky i fundit është i zënë me darka për arsimtarë e nuk ka kohë të merret me garantimin dhe funksionalizimin e vlerave fundamentale, që e obligon përgjegjësia kushtetuese.
E para, arsimimi është top agjendë qindravjeçare shqiptare dhe nuk ndërlidhet fare me prioritete. Cilësia e arsimimit është gjithmonë agjenda e një shteti qytetërues bashkëkohor. Si e tillë, e vetëkuptueshme në cilësinë e vet, ajo nuk rrezikon kurrë funksionalizimin e edukimit dhe të arsimimit cilësor në pajtim me kohën;
E dyta, Republika e Kosovës ka bërë investime marramendëse në arsim, në kuptimin financiar. Ka ndërtuar qindra e qindra shkolla dhe ka ngritë rrogat e mësimdhënësve, në të gjitha nivelet, dhe, ajo, në këtë drejtim, është lidere rajonale. Çka do të thotë se pohimet e ministrit nuk qëndrojnë fare.Arsimi ka financa.Arsimi nuk ka përgjegjësi.Arsimi nuk ka mendje të duhur dhe njohuri të duhura për ta menaxhuar.Arsimi nuk ka politika të qarta në nivel kombëtar në pajtim me kohën.Arsimi nuk ka disiplinë të nevojshme.Arsimi nuk ka llogaridhënie.Arsimi nuk ka ministër të duhur e as drejtues në nivele tjera qendrore institucionale, as te qeverisjeve lokale, as prej atyre universitare e deri te ato të shkollimit të ulët.Arsimi nuk ka shërbim civil të duhur.Arsimi nuk ka aq sa duhet mësimdhënës të ndërgjegjshëm, pjesa dërrmuese e tyre nuk janë në gjendje të dëshmojnë nivel të një përgjegjësie elementare për të dhënë mësim;
E treta, Republika e Kosovës ka universitete analfabete.Ka akademikë me plagjiaturë.Ka krim e korrupsion deri në grykë në arsim.Krimi dhe korrupsioni në arsim nuk është vetëm material, është sistem i jo-vlerës, është natyrë shpirtërore.Krimi në arsim është defekt me përmasa kombëtare;
E katërta, arsimi në Kosovë nuk ka prindër të ndërgjegjshëm, pjesa dërrmuese e tyre janë të tillë çfarë është edhe arsimi përtashësisht. Arsimi është pasqyrë besnike e shoqërisë së Kosovës, e shtetit të saj, e kolektivitetit dhe e individit të saj. As më shumë e as më pak;
E pesta, arsimi në Kosovë është rrjedhë e një analfabetizmi që ka rrënjët qysh në kohën e viteve të 90 të mijëvjeçarit të kaluar. Mësimdhënia nëpër shtëpia private ishte një imponim i padëshiruar natyrisht, por ishte edhe fillimi i shkatërrimit të arsimit në Kosovë. ‘Shkolla e Lisave’, siç është quajtur, është njëra prej goditjeve më të mëdha që ia ka dhënë diktatura e pushtuesit Kosovës;
E gjashta, papërgjegjësia në arsim ka vazhduar pa u ndalur edhe pas luftës. Fillimisht nën drejtimin e politikave prej LDK-së, rrjedhimisht prej Ibrahim Rugovës, është arritur kulmi i fillimit të praktikave të shëmtuara që në kabinetin qeveritar të vijnë njerëz analfabetë, të papërgjegjshëm skajshmërisht, të papastër shpirtërisht, të ligjë. Kjo ka ndodhur në kohën e ‘kabinetit të famshëm’ kur kryeministri i vendit ishte Ramush Haradinaj. Me këtë kabinet kanë rënë përtokë vlerat elementare qytetëruese dhe arsimore të përgjegjësisë. Këtu filloi edhe legjitimimi i epokës së komandantëve të pasluftës. Si të tilla, pa ndryshime, ato kanë vazhduara edhe prej PDK-së në krye me Hashim Thaçin, pas shpalljes së pavarësisë dhe po vazhdojnë edhe sot e këtë ditë;
E shtata, arsimi është në këtë gjendje sepse ka një opozitë pjesa kryesore e së cilës është analfabete, sterile, meskine, e dhunshme, e korruptuar, e kriminalizuar, e pa atdhe;
E teta, arsimi është në këtë gjendje sepse as drejtuesit e koalicionit, e as Kryeministri i vendit, nuk janë në gjendje të marrin hapa konkretë për fillimin e zgjidhjes së kësaj gjendjeje edhe pas vlerësimeve të dala nga PISA.
Një shtet që nuk e bashkërendon dhe nuk e sistemon arsimin si vlerë fundamentale mbi të cilën ngritet si kolektivitet nuk meriton të jetë në kuadër të standardeve të qytetërimeve, sepse ai aty nuk është asgjë më shumë sesa një ndotës.
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...