Ish-drejtori Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Blerim Rexha ka folur pas vendimit të përjashtimit të AKA-së nga Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke thënë se ky ishte mesazh i qartë i ndërhyrjes politike.
Ai ka thënë se ky është një lajm i keq dhe i hidhur në rend të parë për studentët, stafin akademik, institucionet e arsimit të lartë dhe për vetë shtetin e Kosovës, shkruan telegrafi.
“Pas një pune 10 vjeçare ne kthehemi mbrapa le që nuk kemi arritur të riakreditohemi por ne jemi përjashtuar. Ky është kthim mbrapa i gjithë punës që është bërë në Agjencinë Kosovare të Akreditimit, dëmton imazhin, dhe kthen punën e shteti të Kosovës në pikën zero”, ka thënë Rexha.
Rexha fajtor për gjithë këtë dështim të AKA-së dhe të arsimit të lartë, e sheh ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi i cili kishte shkarkuar bordin e kësaj agjencie.
Madje ai kërkon që ministri të largohet nga udhëheqja e MASHT-it.
“Ministri duhet tu kërkojë falje gjithë studentëve për situatën në të cilën e ka sjellë arsimin, dhe të largohet nga pozita që ka sepse ka tregu që është i papërgjegjshëm dhe nuk ka kompetencë të udhëheq sistemin e arsimit të lartë”, ka thënë Rexha.
Profesor Rexha ka theksuar se gabimet e ministrit kanë qenë radhazi duke filluar që nga shkarkimi i bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. /Telegrafi/
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...