Zyra për informim e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” demanton deklarimet e studentëve se rektori ka premtuar se do të miratojë disa prej kërkesave të studentëve, për të cilat kërkesa studentët protestuan dje.
Zyra për informim i quan deklarime të pavërteta dhe se askush nga menaxhmenti i UP-së nuk ka premtuar se ato kërkesa do të shqyrtohen dhe aq më pak të realizohen brenda kësaj jave.
Në komunikatën e Universitetit të Prishtinës, thuhet se ky menaxhment ka investuar që ky vit akademik të filloj në përputhje me nenin 139 të statutit të UP, e aq më tepër, nuk mund të flitet për shtim të afateve.
Universiteti deklaron se ndjen keqardhje por çdo ndërhyrje e çrregullon fillimin e rregullt dhe me kohe të vitit akademik 2015/2016.
“Për hir të së vërtetës në propozim të rendit të ditës të mbledhjes 10 shtator 2015 ka qenë edhe shqyrtimi i kërkesave të studentëve, por për arsye të njohura si shkak i ndërprerjes së mbledhjes ato nuk janë shqyrtuar. Mirëpo kjo nuk do të thotë që është premtuar aprovimi i tyre. Në njoftimin për media të datës 5 tetor 2015 ne kemi njoftuar opinionin se ”Në mbledhjen e Senatit të UP të datës 02.03.2015 edhe një herë është debatuar për vendimet nr. 2/791 dhe nr. 2/792. Për t’i dhënë fund një praktike e cila vazhdon në UP që nga paslufta, Senati i UP-së në përbërje të plotë (Dekanë, Senatorë dhe Studentë Senatorë) unanimisht dhe pa asnjë votë kundër vendosi që në të ardhmen të mos procedohet asnjë kërkesë e cila bie ndesh me Ligjin mbi Arsimin e Lartë dhe Statutin e UP-së”, thuhet në komunikatën e zyrës për informim të UP-së.
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë