Google ADS

Rektori ripërsërit: Avancimi akademik, veç përmes meritave

10:33 | 6 Tetor 2015
Arbresh.info

Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu është deklaruar përmes një komunikate për media pas kërkesës së një grupi senatorësh për shkarikimin e tij drejtuar Këshillit drejtues të UP-së.

Në vazhdim letra e plotë e Rektorit Ramadan Zejnullahu:

‘Unë e lexova me keqardhje letrën e senatorëve ku kërkohej shkarkimi im. Sikur të njëjtit të kishin punuar ose ta kishin ngritur zërin për ta mbrojtur UP-në sa herë që universiteti ynë sulmohet përmes korrupsionit, plagjiaturës e sjelljeve joetike, institucioni ynë do t’i kishte punët shumë mirë. Ata nuk kishin kurajo të ballafaqohen me të ligat e universitetit e disa nganjëherë i kontribuonin aktivisht atyre.

Por, reagimi i tyre vije pikërisht kur në UP është filluar vendosja e rregullit dhe përjashtimi i të ligave.

Po e theksoj edhe një herë për komunitetin tonë akademik dhe publikun e gjerë se avancimi akademik duhet të bëhet mbi bazë të meritave e jo mbi bazë të afërsive personale, partiake apo në bazë të korrupsionit.

Nuk guxojmë që të abuzojmë me të hollat e qytetarëve të cilët na financojnë me bujari, përkundër faktit se ekonomikisht janë të varfër. Nuk guxojmë të abuzojmë me misionin dhe obligimet tona shkencore e profesionale përball një shoqërie demokratike në ndërtim.

Universiteti ynë nuk guxon të jetë peng i grupeve që synojnë ta rrënojnë progresin në UP e ta vazhdojnë avazin e vjetër me të cilin promovohet injoranca e mashtrimi e dekurajohet dija dhe e vërteta. Kjo e dëmton tërë sistemin e arsimit në Kosovë, i cili edhe ashtu ballafaqohet me kriza të thella qe një kohë.

Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”’

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme