Njëzet e tetë anëtarë të Senatit të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” kanë dërguar në Këshillin Drejtues (KD) të këtij Universiteti kërkesën për shkarkimin e rektorit, Ramadan Zejnullahu, shkruan Zëri.
Dekanë, senatorë dhe madje studentë kanë nënshkruar një peticion, duke vënë firmat e tyre mbi dhjetë arsyet e përmendura se pse duhet të shkarkohet Zejnullahu.
Në këtë shkresë ata kanë akuzuar rektorin se po bën shkelje ligjore, bllokim të mbledhjeve të Senatit, ndërprerje të konkurseve të doktoratës, injorimi dhe mospërfillja e Parlamentit Studentor, aplikimi i standardeve të dyfishta me rastin e zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik, dështim në rrafshin e bashkëpunimit ndërkombëtar, etj.
Nuk u shqyrtua kërkesa për shkarkimin e rektorit
Kërkesa e senatorëve nuk është shqyrtuar në mbledhjen e Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit. Dy profesorë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilët në të kaluarën janë zbuluar edhe “gjykuar” për punë joshkencore e madje edhe për plagjiaturë, tani janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Drejtues të këtij Universiteti. Profesori Beqir Sadikaj, dhe Zeqir Veselaj tani si pjesë e KD-së kanë të drejtë të votojnë kundër ose pro shkarkimit të rektorit.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump