Rektori dhe senatorët sot “matin forcat”

08:53 | 31 Korrik 2015
Arbresh.info

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mblidhet sot, duke tentuar që të gjejnë zgjidhjen për sigurimin e funksionalitet të organeve të UP-së.

Gazeta “Zëri” ka mësuar se mbledhja është ftuar të mbahet me ndërmjetësimin e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, pasi që mbledhja e fundit e Senatit të UP-së e mbajtur të hënën është ndërprerë pa u zgjidhur çështja sa i përket avancimit të stafit akademik.

Disa anëtarë të Senatit dhe një grup i dekanëve kanë kërkuar ndërmjetësimin e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, për këtë çështje.

Dekani i Fakultetit Filozofik të UP-së, Bujar Dugolli, i cili ka marrë pjesë në këtë takim, ka thënë se ka kërkuar nga ministri të ndihmojë në tejkalimin e kësaj situate.

“Kemi kërkuar nga ministri t’ia bëjë me dije edhe rektorit, edhe dekanëve, që respektimi i akteve normative është obliguese për secilin dhe nuk mund të imponohet në kërkesat apo dëshirat e asnjë individi, duke përfshirë rektorin, nëse bie ndesh me aktet normative të UP-së”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme