Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, u kushton rëndësi festave në përgjithësi. Ai tregon se sa me gëzim se i pret dhe i çmon festat, por, për festën e Vitit të Ri 2017 shprehet se është i kufizuar, pasi që përveç bashkëshortes, fëmijët me nipa e mbesa i jetojnë në Amerikë andaj edhe nuk do të mund t’i ketë afër.
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, u kushton rëndësi festave në përgjithësi. Ai tregon se sa me gëzim se i pret dhe i çmon festat, por, për festën e Vitit të Ri 2017 shprehet se është i kufizuar, pasi që përveç bashkëshortes, fëmijët me nipa e mbesa i jetojnë në Amerikë andaj edhe nuk do të mund t’i ketë afër.
Megjithatë, në një intervistë për Kosovapress, rektori i UP-së, Marjan Dema, ka thënë se e ka organizuar edhe një ceremoni festive me stafin e UP-së, e cila mbrëmje i ndihmoj stafit dhe gjithë punonjësve të institucionit që ai e drejton që të afrohen më shumë.
“Për mua festa është një moment shumë me rëndësi ku njeriu me një mënyrë çlirohet prej streseve, prej obligimeve, prej kësaj dinamike shumë të shpejtë në përgjithësi e veçanti në universitet, prandaj unë jam njeri që mundohem në festë të jem aktiv, të festoj, në punë të punoj, në qoftë se luaj – të luaj, të angazhohem, në çfarëdo natyre të jem ta jep atë mos të them maksimumin por optimumin tim. Prandaj festat i dua, i çmoj, natyrisht unë e kam një hendikep se familjen e kam në Amerikë, këtu jetoj vetëm me shoqen prandaj më mungon natyrisht, më mungojnë nipi e mbesa, Valtoni e Ema të cilat në vakanti i dua dhe dëshiroj t’i kem afër, përndryshe festat varet sipas rastit dhe kushteve nuk kam ndonjë plan, të them të drejtën nuk kam as kohë për me mëndu për këtë, faleminderit që ma rikujtove se është, kam menduar që ta shënojmë si universitet dhe të organizojmë një ceremoni ku me të vërtet ë do të bashkohemi të gjithë, do të festojmë, do të njihemi me njëri tjetrin dhe natyrisht do të dalim më ë fortë nga jo festë në mënyrë që të përgatitemi në një mënyrë të zbrazemi prej streseve dhe nëse ka pas ndonjë keqkuptim etj., sepse natyrisht këta i ka këto por edhe ët përgatitemi për vitin e ardhshëm”, është shprehur rektori.
Megjithatë, rektori Dema edhe pse mandatin e të parit të UP-së e ka marrë në muajin prill, vitin që po e përmbyllim e ka cilësuar si një vit të suksesit pasi që ka thënë se është arritur të zgjidhen shumë probleme dhe bllokada që e kanë shoqëruar këtë institucion për vite me radhë.
“Me të marrë detyrën kemi filluar ta bëjmë agjendën, t’i caktojmë prioritetet dhe fillimisht jemi fokusuar në dy fronte: Një që vëllimin e punëve që e kemi trashëguar ta kryejmë gjë që kemi arrit ta kryejmë 100 për qind për të gjitha ato problem të cilat kanë qenë të zgjidhshme, që o të thotë nuk kemi lënë asnjë problem pa e iniciuar dhe pa e zgjidh përpos problemeve ë cilat janë në procese dhe të cilat edhe më tutje jemi duke punuar por do t’i kryejmë. Ndërsa fronti i dytë ka qenë natyrisht jeta akademike e cila është pjesë e UP-së dhe me të cilën natyrisht kemi vazhduar në mënyrë të suksesshme. Prandaj në qoftë se e bëjmë një rezyme ky menaxhment së bashku natyrisht me të gjitha njësitë akademike, me të gjithë dekanët, me Senatin, këshillin drejtues, studentët kemi arrit që t’i kryejmë të gjitha punët, vëllimin e punëve që e kemi trashëguar, t’i kryejmë edhe të gjitha obligimet q ë universiteti është ballafaquar si procese të jetës universitare”, ka thënë rektori Dema.
I pari i Universitetit të Prishtinës thotë se nëse pyetet se a është i kënaqur me punën e bërë deri më tani, përgjigja është jo, pasi sipas tij pas krijimit të një ambienti të përshtatshëm për punë, mbetet sfidë ngritja e cilësisë në mësimdhënie e mësimnxënie.
Ndërsa, për arritjet e deritashme me menaxhimin e UP-së, rektori Marjan Dema ka thënë se çelësi ka qenë në vënien e standardeve. Sipas tij, me caktimin e kritereve dhe standardeve qoftë për pranimin e stafit, avancimin apo regjistrimin e studentëve nëpër fakultete, është dobësuar fuqia e individit apo ndikimet e jashtme. Rektori tha se me këtë proces u është mundësuar që të jenë pjesë e stafit apo e studiuesve në këtë universitet, të gjithë atyre që e meritojnë.
Sipas rektorit të UP-së, prioriteti kryesor për vitin 2017 në Universitetin më të madh publik në Kosovë do të jetë realizimi i planit strategjik me të cilin do të ngritët edhe cilësia në arsim, edhe në hulumtime shkencore, etj.
“Prioriteti kryesor është realizimi i planit strategjik me anë të të cilat do ta masim cilësinë në mësim, cilësinë në hulumtime, cilësinë në të gjitha fushat. Implementimin e sistemit disiplinor, veç e kemi filluar, ky proces është duke u zhvilluar në mënyrë natyrale dhe me sukses, janë eliminuar shumë gjëra të cilat për shumë njerëz kanë qenë të pamundshme, prandaj në plan strategjik është e përfshirë çdo gjë, të kemi sa më afër komunitetit, s amë afër tregut, jemi shumë të interesuar që të përgatisim kuadrat ë cilat do të jenë të kërkueshme dhe të transformueshëm në mënyrë që ekonomia kosovare, mirëqenia etj.”, tha Dema.
Rektori i UP-së, Marjan Dema, i ka uruar të gjithë studentët, stafin e këtij universiteti dhe gjithë popullin e Kosovës për një vit të mbarë, duke iu uruar ekonomi të zhvilluar, mirëqenie dhe demokraci.
“Urime të gjithë studentëve, stafit akademik, stafit jo akademik por edhe të gjithë të rinjve, të rejave gjithë popullit të Kosovës, gëzuar viti i ri, shëndet, të mira, dashtë Zoti ti realizojnë të gjitha dëshirat, së bashku me komunikim me bashkëpunim mund t’i realizojmë dukem e lënë anash të kaluarën, duke i lënë anash, zënkat, pengesat por të jetë vetëm një pikë që të përmirësohet mirëqenia, të përmirësohet ekonomia, të përmirësohet demokracia, të përmirësohet çdo aspekt i jetës në Kosovë”, është shprehur rektori Dema.
Përndryshe, Marjan Dema është zgjedhur rektor në maj të vitit 2016 dhe e ka marrë detyrën nga data një e muajit prill pas zgjedhjeve që ishin mbajtur në Universitetin e Prishtinës gjatë vitit që po e lëmë pas.
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...