Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka folur serish rreth reformave arsimore në këtë komunë pasi Ministria e Arsimit ka marrë vendim për riorganizim të shkollave me numër të vogël të nxënësve, pasi një gjë e tillë sipas saj është në interes të fëmijëve.
Kastrati, në një postim në “Facebook”, ka bërë me dije Kamenica nuk mund t’i ketë 29 shkolla, pasi që ligji në Kosovë nuk e rekomandon e as lejon që një klasë t’i ketë 5 fëmijë me kushtet aktuale, andaj sipas tij, reforma në arsim është e domosdoshme jo vetëm në Kamenicë, por në gjithë Kosovën.
Ai me këtë rast ka kërkuar nga mësimdhënësit që mendojnë se kontrata e tyre për mësimdhënie apo angazhim në arsim brenda Komunës së Kamenicës nuk vlen më, le të paraqiten jo më vonë se ditën e martë brenda orarit të punës dhe të dorëzojnë dorëheqjen e tyre.
Postimi i plotë i Kastratit:
Të nderuar mësimdhënës,
Bëhen gati dy vite prej se kemi filluar një nga proceset më të vështira dhe më të rëndësishme që ka të bëjë me arsimin në Kosovë. Së bashku kemi kaluar nëpër këtë periudhë të vështirë, herë nëpër suksese të rëndësishme, e herë sfida të vështira.
Keqkuptimi i cili u ndërtua mbi mënyrën se si u komunikua reforma në arsim te ju ishte valid. Mirëpo, siç e kuptoi secili nga ju, askush prej jush nuk e pësoi nga kjo nismë.
Kontrata Kolektive të cilën e nënshkruam është një nga marrëveshjet më të mira në Kosovë e cila avancon pozitën dhe të drejtat tuaja. Shumë nga kolegët tuaj të cilët për shkaqe shëndetësore apo për shkaqe të tjera nuk kishin mundësinë të angazhoheshin në arsim, fituan të drejtën që me 100%, respektivisht 70% të kompensimit të normës së plotë, të mos detyroheshin të paraqiten në punë.
Ju e dini shumë mirë që çdo vit jeni frikësuar mos po mbeteni pa orë, ndërsa tani kjo nuk ndodhë më. Për shumë kohë, për arsye të neglizhencës së shtetit, juve ju ka rënë barra ta bëni psikologun, pedagogun e ndihmësin për fëmijët të cilët kishin nevojë për vëmendje shtesë.
Së bashku, e mundësuam angazhimin e psikologut, pedagogut, ndihmësin për fëmijët me nevoja të veçanta e bibliotekistin që t’i udhëzojnë fëmijët në fusha të veçanta.
Siç ju e keni përjetuar vetë, gjatë kësaj kohe angazhimi jonë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore ka qenë i pa pushim. Përveç ndërhyrjes në tualete e renovimin e hapësirave të domosdoshme, shkollat u pajisën me libra, laptopë, pajisje laboratorike e të tjera shumë të nevojshme për të realizuar punën tuaj.
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...