Shumë organizata studentore janë duke zhvilluar fushatat e tyre për ditën e zgjedhjeve të Këshillit Studentor të Universitetit të Prishtinës të cilat do të mbahen me 15 maj. Secila nga to japin premtime për studentët e UP-së, që studimet e tyre të jenë më të lehta e sa më të mira e më kualitative.
Organizata Studentore “Reforma” e Universitetit të Prishtinës, është njëra nga organizatat konkurruese në këto zgjedhje, e cila premton përfaqësim të drejtë e të dinjitetshëm të studentëve të të gjitha njësive akademike.
RENP së fundmi ka udhëhequr Këshillin e Fakultetit Filozofik të UP-së, dhe sukseset e këshillit kanë treguar sukses të panumërt, duke filluar me ligjëratat studimore. Debate, simpoziume, vizita studimore e deri edhe te mbikëqyrja e profesorëve për orare e ligjërata, janë vetëm nga disa aktivitetet që ky këshill kishte arritur për këto dy vite udhëheqje. Përpos këtyre, ky këshill kishe kërkuar edhe renovime e shumë çështje të tjera që e Fakultetin Filozofik e bëjnë njërin ndër fakultetet më të mira të UP-së. Në bashkëpunim me institucionet e vendit, ata bile kishin arritur ta sjellin për ligjërim edhe fituesen e parë grua të çmimit Nobel, Tavakol Karman.
Kjo organizatë thotë se përherë ka synim mbrojtjen e interesave studentore përballë të gjitha institucioneve, përkundër pretendimeve dhe presioneve politike, këta synojnë të jenë të pandikuar politikisht dhe të pavarur. Si e tillë, bashkëpunon ngushtë me studentët e të gjitha njësive akademike, me autoritetet përkatëse të UP-së, me rektorin, me dekanët, senatorët…
Sipas shumë studentëve kjo organizatë ka dëshmuar gjithnjë përkushtim, vendosmëri dhe guxim për të prezantuar drejtë dhe sa më denjësisht problemet studentore e gjithashtu ka identifikuar problemet dhe nevojat e studentëve të cilat më pas i ka paraqitur në instancat përkatëse. Kështu ka dëshmuar edhe me rastin e vendimeve të Këshillit Drejtues të UP-së që dëmtonin interesin e studentëve me rastin e uljes së bursës për studentët e shkëlqyer.
Studentët e Reformës, po premtojnë reformë të thellë dhe jo përshtatje të sistemit në Universitetin e Prishtinës.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...