Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AKA) ka dështuar të anëtarësohet në Shoqatën Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
E lidhur me këtë Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar duke thënë se ndjen keqardhje, pasi anëtarësimi në këtë organizatë nuk ishte vetëm një arritje e madhe për institucionet e Kosovës, por edhe shumë e rëndësishme për të lehtësuar lëvizjen për studentët e Kosovës dhe të rinjtë e kualifikuar, shkruan portali arbresh.info.
“Me keqardhje dëgjojmë që Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA) ka dështuar në përpjekjen e saj për të rinovuar anëtarësimin e saj në Shoqatën Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA)”.
“Të jesh anëtar i kësaj organizate nuk ishte vetëm një arritje e madhe për institucionet e Kosovës, por edhe shumë e rëndësishme për të lehtësuar lëvizjen për studentët e Kosovës dhe të rinjtë e kualifikuar. Ndërprerja e anëtarësimit është një pengesë e madhe dhe një pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të pabaza të së kaluarës, siç është vendimi i qeverisë së shtatorit 2017 për të shkarkuar të gjithë Bordin e Agjencisë pa arsyetimin e nevojshëm”.
Tutje në kumtesën e Zyrës së BE-së, thuhet se qeveria e ardhshme duhet të adresojë çështjet për të cilat dështoi të anëtarësohet Kosova dhe t’i sigurojë AKA’s burimet e nevojshme.
“ENQA ka renditur faktorët që çuan në vendimin e tyre. Është zhgënjyese të shohësh që shumica e tyre mund të adresohen me vullnetin politik të Qeverisë për t’i siguruar Agjencisë dhe bordit të saj burimet e nevojshme”.
“Qeveria e ardhshme duhet të adresojë menjëherë të gjitha çështjet së bashku me AKA dhe të sigurojë që në dy vjet kohë, kur Kosova përsëri do të ketë të drejtën të aplikojë për anëtarësim, Kosova do të rimarrë me sukses vendin e saj si në institucionet evropiane për cilësi në arsimi i lartë. Më e rëndësishmja, qeveria e re nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës ”
“Ne inkurajojmë Bordin e AAK-së që të adresojë rekomandimet e ENQA dhe të vazhdojë përpjekjet e tyre për të siguruar cilësi në institucionet e arsimit të lartë. Bashkimi Evropian do të jetë gjithmonë i gatshëm të mbështesë këtë proces”./arbresh.info/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...