Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka shprehur reagimin e saj të fuqishëm ndaj kërcënimeve që janë bërë dje ndaj dy inspektorëve të arsimit, B. Halimi Zagragja dhe S. Sadriu, në vendin e tyre të punës.
Është e papranueshme që të kërcënohet kushdo për punën e tij, aq më parë kur kjo bëhet nga një mësimdhënës, misioni i të cilit është edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj.
Kërcënimi vjen në kohën kur Inspektorati i Arsimit po fuqizohet në funksion të rritjes së rregullit dhe cilësisë në sistemin tonë arsimor.
Ministria e Arsimit kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin masa përkatëse ndaj kërcënuesit, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...