Arben Qirezi ka reaguar ndaj procedurave të përzgjedhjes së stafit akademik në UP, duke thënë se ka konkurruar për mësimdhënës ndërsa emri i tij është bartur tek kandidatët për asistent si i refuzuar.
Lexoni më poshtë reagimin e tij të plotë:
“Me 10 Qershor, Universiteti i Prishtines ka shpallur konkurs, nder te tjera, edhe per 2 mesimdhenes me honorar ne Departamentin e shkencave politike: 1 per lenden Teorite dhe Modelet e Demokracise, dhe 1 per lenden Kombi, Institucionet dhe Demokracia.
Une kam konkurruar per mesimdhenes ne njeren nga keto ky lende. Per habine time, ne propozimin per perzgjedhjen e stafit akademik te Komisionit vleresues te Fakultetit filozofik, te publikuar ne uebfaqen e ketij fakulteti, emri i im figuronte si i refuzuar per poziten e Asistentit per grup lendesh, me arsyetimin se nuk i plotesoj kushtet nga pika 1.2 e nenit 178 te Statutit te UP-se, edhepse une nuk kam konkurruar per asistent, por per mesimdhenes. Ky nen thote se per t’u zgjedhur asistent, kandidati nuk duhet t’i kete me shume se 30 vjet, kurse une i kam 45 vjet.
Ky do te kishte qene vendim legjitim sikur une te kisha konkurruar per asistent sepse mosha me perjashton automatikisht nga konkurrenca, por une kam konkurruar per mesimdhenes, kurse emri i im nuk figuron fare ne mesin e kandidateve per pozitat e mesimdhenesve. Me kete veprim, si duket, qellimi i Komisionit ka qene te me perjashtoje nga konkurrenca per mesimdhenes. Kjo i bjen qe Komisioni vleresues nuk me ka konsideruar fare per poziten ne te cilen kam aplikuar, dhe me ka refuzuar per poziten ne te cilen nuk kam aplikuar !? – Sidoqofte, une do te ushtroj ankese ne organet e UP-se dhe mbetet te shihet se cili do te jete rezultati i ketij procesi, mbaresia e te cilit eshte per keqardhje. Arsyeja per kete sqarim publik eshte se spostimi i emrit tim ne mesin e kandidateve per Asistent pa konkurruar fare per ate pozite, pra injorimi i aplikacionit tim per mesimdhenes, pervec qe eshte kunderligjor, e cenon ne menyre publike dinjitetin tim personal dhe profesional, prandaj edhe ndjej nevojen qe ne menyre publike te bej kete sqarim, para se te ushtroj ankese ne organet perkatese te Universitetit te Prishtines. Te tjerat le te mbesin ne ndergjegjen e atyre qe jane ne gjendje te bejne kesilloj gjera.”, shkruan Qirezi në Fb.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...