SBASHK-u ka njoftuar se të punësuarit në arsim para luftës me përvojë nëntëvjeçare pritet të marrin pension në vlerën e 75-përqindëshit të pagës që merr një mësimdhënës aktualisht.
Rreth 22 mijë mësimdhënës kosovarë llogaritet se kanë qenë të angazhuar në periudhën dhjetëvjeçare (1990-99) në procesin mësimor.
Projektligji për t’i kompensuar mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ka qenë paraparë që të dalë në diskutim publik dhe menjëherë t’i dërgohet Qeverisë për shqyrtim në muajin prill të vitit 2013.
Por, që nga atëherë ky projektligj nuk ka dalë ende për miratim në Kuvend.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka bërë të ditur se kanë marrë premtimin e Qeverisë që projektligji javën e ardhshme të dorëzohet në Qeveri.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se SBASHK-u është në pritje që Qeveria të vendosë javën e ardhshme për ligjin për vitet e 90-ta dhe për Kontratën e Re Kolektive, së cilës, sipas tij, tashmë i ka kaluar afati.
Jasharaj thotë se anëtarësia e sindikatës po pret që këto dy çështje të realizohen.
“Me BSPK-në dhe me kryeministrin Isa Mustafa patëm një takim ku u diskutua edhe çështja e ligjit të viteve të 90-ta. Kryeministri është i informuar sepse komisionet kanë punuar dhe ka premtuar se do ta procedojë me të shkruar në Qeveri projektligjin. Kam besim se në javën e ardhshme projektligji për vitet e ’90-ta do të shkojë në Kryeministri dhe unë besoj që ai do ta procedojë. Pastaj jemi në pritje se janë bërë të gjitha përgatitjet që të bëhet edhe nënshkrimi i kontratës kolektive”, ka thënë Jasharaj.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja