Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë që SBASHK-u të hyjë në një grevë dhe mësimi të ndërpritet në të gjitha shkollat e Kosovës.Pavarësisht thirrjes së ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, që SBASHK-u të ketë mirëkuptim dhe të mos hyjnë në grevë, ata nuk do t’i dëgjojnë thirrjet e tyre.
Kështu ka deklaruar për “Gazeta Blic”, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai pohoi se greva e 13 prillit është e vendosur në kongresin e shtatë me një rezolutë të veçantë dhe nuk mund të mos e përfillin një vendim të një organi kaq të lartë.
“Ne nuk do të ndryshojmë mendje, greva e 13 prillit është e vendosur në kongresin e shtatë me një rezolutë të veçantë dhe nuk mund t’i tërheqim vendimet e organit më të lartë që ka SBASHK-u”, ka thënë Jasharaj.
Kryetari i SBASHK-ut tha që në takimet që kanë pasur me ministrin Bytyqi, dhe në takimet që do të kenë do të vazhdojnë që të kërkojnë që projektligji për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta të jetë pikë e rendit të ditës në qeveri, dhe pastaj të shkojë në Kuvend, dhe kështu do të stabilizohet gjendja, në të kundërtën me thirrje nuk do të ndalën grevat.
“Në takime me ministrin Bytyqi kemi kërkuar dhe do të kërkojmë që qeveria të ketë në rend ditë projektligjin për punëtorët e viteve 90-ta, dhe t’i jap dritë të gjelbër që të shkojë në kuvend, në këtë mënyrë me 1 orë punë do ta kryejnë detyrën e tyre, dhe do të stabilizohet gjendja dhe do t’i kthehet puna në shkollë, në të kundërtën me apele që të ndalet greva nuk do të ndryshohet asgjë. Sepse këtë greve nuk e ka shpallur një individ, por e ka shpallur kongresi”, ka përfunduar deklaratën Jasharaj për “Gazeta Blic”.
Ndërkohë, ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi, gjatë një konferencë për media ka bërë edhe një herë thirrje që SBASHK-u të mos hyjë në grevë. Sepse Kosova tashmë do të jetë në një faze të rëndësishme ku do të jetë testi PISA, dhe testi i maturës.Bytyqi ka përsëritur se Qeveria është duke punuar për këtë projektligj, mirëpo kanë disa probleme me buxhetin.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç