Lajmi i publikuar në media se sot gjatë ditës kryeministri Ramush Haradinaj do ta shkarkojë nga detyra ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, është spekulim.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.
Në një njoftim të Qeverisë thuhet se janë të pavërteta shkrimet e disa mediave për shkarkimin e mundshëm të ministrit Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.
“Me këtë rast, Qeveria e Kosovës bënë me dije se ministri Bytyqi është duke vazhduar punën në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i takojnë në pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, thuhet në njoftim.
Edhe Endrit Shala, këshilltari i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj ka thënë për Telegrafin se lajmi është i pavërtetë.
“Ministri Bytyqi është një prej ministrave më të suksesshëm. Ai është duke bërë punë të jashtëzakonshme për të përmirësuar cilësinë në arsim. Prandaj, nuk bëhet fjalë për kurrfarë shkarkimi”, tha Shala.
Ai më tej shtoi se shkarkime dhe përgjegjësi penale duhet të presin ata të cilët që 10 vite e kanë shkatërruar arsimin në Kosovë, e jo ministri Bytyqi i cili e ka ç’kapë arsimin nga bandat.
“Ka kaluar koha kur nga kuzhinat e shpifjes dhe propagandës, dalin lajme të tilla nga banda të cilat e kanë kapur shtetin dhe ende synojnë ta drejtojnë atë”, tha Shala.
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...