Qeveria me kredi synon ta përmirësojë arsimin në Kosovë

10:28 | 21 Gusht 2015
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës i ka rekomanduar presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, në mënyrë që kjo e fundit ta autorizojë Ministrinë e Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me Bankën Botërore lidhur me projektin për përmirësimin e sistemit të arsimit në Kosovë.

Kabineti qeveritarë në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe një nismë që me Kuvajtin të ketë një marrëveshje për heqjen e vizave për ata që kanë pasaportë diplomatike.

Po ashtu, është miratuar edhe vendimipër themelimin e Këshillit kombëtar për ndryshime klimatike, projektligji për statusin dhe të drejtat e personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, si dhe për Mjekësinë Ligjore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme