Për dy muaj objektet shkollore fillore dhe të mesme në Kosovë qëndruan të zbrazëta.
E koha e pushimit veror nuk u shfrytëzua që të bëhet renovimi i tyre.
Tek pas fillimit të procesit mësimore ka filluar shpallja e dhënia e tenderëve për renovim të klasave, tualeteve e pjesëve tjera të objekteve të shkollave në vend.
Ato po vazhdojnë edhe tani kur nxënësit kanë hyrë në muajin e dytë të mësimit. Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik janë shtuar njoftimet për shpallje të tenderit dhe dhënie të kontratës.
Të martën është publikuar njoftimi për dhënie të kontratës me titull ‘renovimi i një klase në Gjimnazin Gjon Buzuku në Prizren’. Për këtë ishin planifikuar të shpenzoheshin 9 mijë e 800 euro por pas hapjes së kontratës të 11 kompanitë që kishin aplikuar kishin sjellë çmime më të ulëta.
E fituese ka dalë kompania ‘BAJRAM HA.GASHI B.I.’ nga qyteti i Suharekës me çmim prej 6 mijë e 268 euro.
Në të njëjtin njoftim nuk ceket afati që është paraparë për përfundim të punimeve.
Gjithashtu në këtë periudhë kohore është dhënë edhe tenderi për ndërtimin e një shkolle në Shtime. Për kontratën me titull ‘ndërtimi i shkollës fillore në Gjyrkoc’ fitues është shpallur kompania ‘NNP CTA SH.P.K. ‘ nga qyteti i Prishtinës e cila ka ofruar çmimin prej 154 mijë e 251 euro.
Për ndërtimin e kësaj shkolle kishin aplikuar 10 kompani ndërsa shuma e paraparë në hapje të tenderit ishte 180 mijë euro.
Ndryshe në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës procesi mësimor ka filluar më 2 shtator./arbresh.info/
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku