Google ADS

Punimi i kosovares botohet në një libër të drejtësisë në Amerikë (Foto)

15:02 | 22 Qershor 2016
Arbresh.info

Enkelena Gjuka, kosovarja e doktoruar në avokaturë, si studente e nderit në St. John’s University School of Law në New York, ka hulumtuar për një vit dhe e ka shkruar një shkrim, se si të rritet numri i femrave në bordet e korporatave amerikane.

Hulumtimin që Gjuka e ka bërë gjatë studimeve është përzgjedhur që të botohet në vitin 2014 dhe tani është bërë pjesë e “Journal of Civil Rights and Economic Development”, një zhurnal që është themeluar në vitin 1986.

Studentja me prejardhje nga Peja, e ka marrë për bazë numrin e vogël të femrave në bordet e korporatave, si dhe mundësinë se si të rritet ky numër, pos tjerash, duke e avancuar dhe shtytur femrën që të synojë pozita më të larta.

“Momentalisht, ne Shtetet e Bashkuara, më shumë femra se meshkuj diplomojnë nga fakultete te ndryshme, por megjithatë femrat vendosen shumë më pak në pozita udhëheqëse”, është shprehur Enkelena, rreth hulumtimit që ka bërë.

Në punimin prej 30-faqesh, ajo ka shkruar se sipas hulumtimeve, bordet me balancë më të mirë të gjinisë i sjellin kompanisë funksion më të rregullt dhe të ardhura më të mëdha.

“Unë besoj që rritja e femrave ne borde të korporatave mund të bëhet vetëm me përkrahjen e shtetit, ndihmën e kongresit, dhe inkuadrimin e programeve te ndryshme nga vet korporatat. Përndryshe, lufta për rritjen e numrit të femrave në pozita udhëheqëse do të vazhdon të jetë e gjatë dhe e vështirë”.

Ndryshe, Gjuka tani jeton në New York dhe është avokate e licencuar që punon në ‘The Carlyle Group’, një nga tri firmat më prestigjioze në botë, që menaxhon me një buxhet prej 200 miliard dollarë.

1

2

3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme