Punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë kanë filluar grevën

14:48 | 8 Qershor 2016
Arbresh.info

Pas grevës 10 ditore të punëtorëve të kompanisë Rosa Security, kjo kompani përmbushi kërkesat e punëtorëve duke rritur pagën e punëtorëve minimalisht , duke paguar kontributet e këtyre punëtorëve që nuk janë paguar me vite. Që nga 1 janari 2016 pagoi të gjitha orët shtesë që punëtorët kanë punuar.

Pas shumë protestave punëtorët teknik të spitalit rajonal të Gjilanit dje nënshkruan kontratë punë me kompaninë Laguna, çdo herë  të udhëhequr nga sindikata.

Pas protestave të organizuara nga sindikata, drejtoria e shëndetësisë së Komunës së Prishtinës pagoi 0.5%  stazhin e punës për punëtorët teknik të QKMF në Prishtinë, që meritë të veçantë ka drejtori Arben Vitija .

Pas shumë takimeve nga sot punëtorët teknik të disa shkollave të komunës së Prishtinës kanë filluar grevën pasi që drejtoria e arsimit nuk ua pagoi 0.5%, këta do ta ndërpresin Grevën vetëm atëherë kur drejtoria e arsimit te komunës së Prishtinës do të jua pagunë borxhin.

Po javën e ardhme do të ketë greva e protesta nga punëtorët Teknik të qendrës së studentëve dhe ata të fakulteteve me qëllim të realizimit të 0.5%, thuhet në njoftimin e Bashkimit të Pavarur të Sindikatave të Arsimit (BSPK).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme