Google ADS

Punësim i paligjshëm në shkollën “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë (Video)

22:01 | 11 Shtator 2015
Arbresh.info

Kandidatit G. Gjoshi, me shifrën “66”, iu caktuan orët e kimisë dhe mbrojtjes së ambientit në shkollën e mesme profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë.

Emri i figuron në listën e së enjtes të mësimdhënësve në këtë shkollë. Mirëpo, pasi Klan Kosova u interesua nëse ka pasur konkurs për këtë pozitë të mësimdhënësit, të premten lista u ndryshua dhe emri i tij u hoq plotësisht.

Klan Kosova mëson se ky mësimdhënës i angazhuar pa konkurs ka lidhje gjaku me Ragip Gjoshin, Drejtorin e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe për të Rritur.

Por, ky i fundit, ndonëse e pranon lidhjen familjare, thotë se nuk ka dorë në punësimin e tij.

Drejtori i shkollës, Faik Salihu, deklaroi se ende nuk ka pasur konkurs për pozitën e mësimdhënësit për këto dy lëndë dhe disa të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme